Kush e fiton ‘BBV’? Dalin rezultatet ku votuan mbi 9 mijë persona! Diferencë shumë e vogël mes vendit të parë dhe të dytë

Reality show i Big Brother VIP është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë.

Në këtë pikë të lojës, ku po afron edhe finalja ata konkurrentët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike, kjo pason dhe në numrin e ndjekësve në llogaritë e tyre sociale.

Sipas një sondazhi të realizuar nga gijotina.com, rezulton se fitues i çmimit të madh prej 115 mijë eurove sipas “syrit” të publikut është Iliri me 4627 vota.

Po sipas sondazhit publiku vendos në vend të dytë si më të preferuarin Donaldin me 4258 vota; Arjola me 435 vota; Einxhel me 269 vota; Beniada me 224 vota; Monika me 51. Numri total i votuesve në këtë sondazh është 9864.

Finalja e show-t më i ndjekur i momentit është shtyrë për datën 18 shkurt. Ky vendim nga disa banorë u mirëprit dhe për disa të tjerë ishte paksa më i vështirë.

Kujtojmë se me afrimin e finales debatet dhe diskutimet janë shtuar, duke lënë gjurmë edhe në raportet mes konkurrentëve.

Author: admin