“Më preku në…”/ Einxhel i rrëfehet Monika Lubonjës, tregon dy rastet kur është zhgënjyer nga Donaldi

Moderatorja Einxhel Shkira tashmë njihet edhe për përplasjet që ka pasur me aktorin Donald Veshaj në Big Brother Vip.

Gjatë një bisede me Monikën, Einxhel ka treguar dy raste ku është zhgënjyer nga Donaldi, i cili sipas moderatores e ka prekur në plagën e saj më të thellë.

“Kemi rënë dakord, për të mos qenë dakord. Këtë muhabet, këtu brenda nuk do i japim drejtim. Për aq kohë sa merret sikur gjëja ka dalë për me i bërë keq.

Ai thjesht është përfshirë te kjo gjëja. Dhe unë jam e përfshirë emocionalisht te ajo gjëja dhe ai thjesht ma provokoi, thjesht ma gërrici plagën dhe ndërkohë dy javë më përpara më kishte thënë: “Hë thuaje! Pse, çfarë mendon se po e the, do dalësh mirë?” Si me ma prek të çarën dhe e sheh ti a reagoj unë apo jo”, shprehet Einxhel.

Author: admin