“Jepu fukarenjve të hanë, merru të pasurve”, mesazhi i Ilir Shaqirit për Edi Ramën: Kemi prindër të moshuar që…

A e mbani mend kur Ilir Shaqiri i shkruante një mesazh domethënës kryeministrit Edi Rama për varfërinë e shqiptarëve?

Bëhet fjalë për një reagim të balerinit rreth dy vite më parë, në muajin prill, që ishte edhe kulmi i pandemisë së Covidit.

liri Shaqiri i sugjeron kryeministrit Rama, që pikësëpari t’i sigurojë ushqim shqiptarëve në varfëri, sepse vetëm kështu mund ta mundin virusin, me barkun plot. Balerini madje i jep dhe një sugjerim se si mund ta arrijë këtë: Merru të pasurve.

Postimi i plotë
“Mesazh Publik për EDI RAMA.

Po i gjykove njerëzit nuk do kesh kohë t’i ndihmosh … kështu thotë e lavdishmja Nënë Tereza .. Çfarë faji kanë fëmijët që nëna dhe babai punojne ne te zeze duke mbajtur tulla e llaç, duke larë e shplarë?
Jepu mundësinë fukarejve të burgosur në shtëpi që të hanë e të mbijetojnë si gjithë të tjerët sepse njeriu më shpejt VDES vdes nga uria sesa nga virusi .

Duhet urgjent dekreti 10% OLIGARK TAKSE per ata që kanë në llogarinë personale bankare 10.000 € e sipër!!! MERRU TË PASURVE

JEPU TE VARFËRVE!!! Duhet shpetuar mbi te gjitha NJERIU sepse lufta për JETËN kundër virusit është e mundur vetëm me barkun plot, sepse koha e luftës do jetë e gjatë dhe sepse paslufta akoma më e gjatë.

Kemi prindër te moshuar në duart e tua dhe te pamundur ti asistojmë, prindër që kanë punuar 50 vjet për at vend duke larë me djersë e gjak tokën që sot e gëzojne oligarkët.

Jepi popullit mundesinë të të falenderojnë peër gjithë kohët që do vijnë për cfarë bëre dhe si e bëre . Respekt
Ilir Shaqiri.”

Author: admin