Orët e fundit të finales së madhe, 5 mijë euro në dorë për të votuar Ilir Shaqirin

Big Brother do të ketë sot natën finale në përmbylljen e këtij edicioni shumë të suksesshëm televiziv. Fenomeni Big Brother mbyll dritat e shtëpisë sot.

Finalistët e kësaj nate janë Donaldi, Iliri, Beniada dhe Einxhel. Barazi totale gjinore, megjithatë dy më të favorizuarit janë Donaldi e Iliri.

Romeo është mbështetësi kryesor i Donaldit, i cili ka bërë një fushatë shumë të fortë për vëllain e tij. Ai është munduar të influencojë shumë.

Nuk ka mbetur mbrapa për mbështetje as Iliri. Ky i fundit ka krijuar shumë fansa dhe janë këta të fundit që po e shtyjnë drejt fitores Ilirin.

Një postim i një personi në Instagram bën me dije se ka marrë një shifër prej 5 mijë eurosh për punëtorët e tij që të votojnë Ilirin.

“Falenderoj  (nuk japim emër) që më dha 5 mijë euro për stafin tim që votoj Ilirin”, – shkruan ai duke publikuar dhe mesazhin e tij në storyn e instagramit.

Author: admin