“Vetëm me100 euro në xhep, dua ushqim për djalin”, shqiptarja në Ukrainë mes lotësh: Kemi shumë frikë

Ajo që paralajmërohej prej javësh nga Perëndimi ndodhi! Vladimir Putin nisi ofensiven ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Njerëzit po nxitojnë të largohen. Një turist na tha se bujtina ku po qëndronte e kishte nxjerrë jashtë pasi sirenat e sulmit ajror dhe paralajmërimet u dëgjuan nga qeveria këtu, raporton BBC.

Nuk është i vetmi me valixhe në rrugë, disa njerëz na thanë se nuk dinin çfarë të bënin. Shumë nuk donin të ndaleshin dhe të flisnin ndërsa nxitonin përpara.

Të tjerë na thanë se kishin humbur lidhjen në celularët e tyre. Ka raportime për radhë nëpër supermarkete dhe kemi parë njerëz që tërheqin para në bankomat “për çdo rast”.

Ndërkohë dëshmia e parë vjen dhe nga një shqiptare në Ukrainë: “Jam rrugës për t’u larguar. Jam me djalin, kemi shumë fri kë.

“Jam vetëm me 100 euro në xhep. Burri është ish-ushtarak e kanë thirrur sërish për t’i dalë zot vendit. Kemi shumë frikë”, – thotë ajo.

Author: admin