Dita e tretë e pushtimit të Ukrainës!/ ‘Mos dilni jashtë dhe në dritare, kujdes plumbat’- Zyrtarët paralajmërojnë banorët e Kievit

“Associated Press” raporton se zyrtarët e Kievit po paralajmërojnë banorët e kryeqytetit ukraias se luftimet në rrugë janë duke u zhvilluar kundër forcave ruse dhe po u bëjnë thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.
Debris from a downed aircraft in Kyiv, Ukraine, Feb. 25, 2022. Ukraine’s military on Friday was waging a fierce battle to push Russian forces back from Ukraine’s second-largest city, Kharkiv, a day after a vicious fight that littered the highway leading into the city with burned-out Russian troop carriers and at least one body, (Lynsey Addario/The New York Times) — NO SALES

Paralajmërimi i lëshuar mëngjesin e së shtunës i këshillon banorët të qëndrojnë në vendet e strehimit, të shmangnin daljen pranë dritareve ose ballkoneve dhe të marrin masa paraprake që të mos goditen nga plumbat ose sende të tjera të forta.

CNN gjithshtu citon Ministrinë e Brendshme të Ukrainës që ka paralajmëruar civilët në kryeqytetin Kiev se luftimet po zhvillohen në rrugë këtë të shtunë.

Në një postim në Facebook të shtunën, ministria lajmeron:

“Në rrugët e qytetit tonë po zhvillohen luftime aktive, ju lutemi të qëndroni të qetë dhe të jeni sa më të kujdesshëm!

Nëse jeni në strehim, mos dilni prej aty.

Nëse jeni në shtëpi — mos iu afroni dritareve, mos shkoni në ballkone. Fshihuni brenda, për shembull në banjë, dhe mbulohuni me diçka që do të parandalojë lëndimin nga fragmentet e plumbave.
Nëse dëgjoni sirena (sinjali “Alarmi Ajror”) – shkoni menjëherë në strehën më të afërt!”

Author: adrianet