Donaldi rikthen puthjen me Borën. Ta kuptojmë siç shpresojnë të gjithë?!

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix vazhdon të jetë më i komentuari edhe pas përfundimit të “Big Brother Albania VIP”.

Të tre protagonistët janë dhe do të jenë nën vëzhgim nga publiku e mediat.

Pas daljes nga shtëpia, Donaldi dhe Trixa lanë të nënkuptuar se gjithçka nisi në BBV ka mbaruar, pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagram dhe nuk u panë më bashkë gjëkundi. Tani Donaldi ka vendosur të rikthejë në profilin e tij videon e Bora Zemanin, kur shkëmbyen puthjen e shumëpërfolur në BBV. Videon që e postoi më herët Romeo dhe e hoqi po ai kur gjërat morën tjetër rrjedhë, tashmë Donaldi jo vetëm e ktheu në vëmendje, por shumë fansa po shpresojnë për një rikthim të çiftit.
Nga ana tjetër edhe Bora nuk ka fshirë asgjë që ka lidhje me Donaldin. Pavarsisht si shkuan gjërat, foto me varësen e të tjeta detaje janë akoma aty.

Author: adrianet