Ndërkohë që të gjithë presim paqe, Ministri rus i Mbrojtjes: Armët bërthamore tani janë në gatishmëri të lartë!

Forcat Strategjike Bërthamore të Rusisë janë vënë në gatishmëri të lartë, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, pas një urdhri të lëshuar nga Vladimir Putin.

Kështu, trupat raketore strategjike ruse, nëndetëset bërthamore në Paqësor dhe Veri, si dhe forcat ajrore strategjike janë në gatishmëri luftarake.

Putin urdhëroi që armet bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë të dielën, duke përmendur sanksionet perëndimore dhe “deklaratat agresive” nga fuqitë e NATO-s.

Nuk është e qartë se çfarë hapash specifik nënkupton masa, por ajo ka ngritur frikën se lufta në Ukrainë mund të çojë në një konfrontim më të madh dhe edhe më të rrezikshëm.

Author: adrianet