Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2022: Luani dhe Virgjëresha

Luani

Perspektiva për shpërblime të jashtëzakonshme financiare në mars është e shkëlqyer. Do të shihni prova për këtë sapo të mbërrijë Hëna e re, më 2 mars dhe ditët e shumta që pasojnë. Paratë që shihni mund të vijnë si një kredi bankare, një miratim për një hipotekë të madhe, një sponsorizim etj. Paratë mund t’ju vijnë si komision, paradhënie në para, honorare, bonus ose një zgjidhje gjyqësore financiare që vendoset në favorin tuaj. Mund të marrë formën e një tarife për një projekt që do ta keni me një tjetër, si për shembull një agjent, partner shkrimi ose partner biznesi. Përndryshe, mund të vijnë si një dhuratë bujare, çmim, bursë ose trashëgimi. Ka kaq shumë mënyra se si paratë mund ta gjejnë rrugën për në derën tuaj.

Kini parasysh se Hëna e re nuk funksionon vetëm për një ditë, por sjell mundësi për gjashtë muaj ose më shumë. Nuk e keni parë më parë këtë lloj ndihme financiare në këtë nivel. Paratë që merrni nuk do të vijnë si pagë e rregullt, ato do t’ju vijnë në mënyra të tjera – dhe do të jenë të konsiderueshme.

5 marsi do të sjellë ditën më me fat të vitit, duke treguar ardhjen e parave të gatshme ose një dhuratë të vlefshme. Nëse jeni duke shpresuar për një përparim të madh, atëherë bëni një prezantim të mirë.

Theksi i muajit te lajmet e mira financiare do të arrijë kulmin brenda pesë ditëve nga Hëna e plotë, 18 mars. Përsëri, lajmet janë optimiste dhe ndoshta emocionuese dhe një mik duket se është i dobishëm në fatin e mirë financiar.

Karriera do të ecë mjaft mirë edhe këto ditë. Si Luan, jeni një shpirt krijues dhe i qaseni situatave gjithmonë me metoda të këndshme dhe jo të zakonta. Këtë muaj do të shpërbleheni për mendimet. Reputacioni në industrinë tuaj është gati të ngrihet në lartësi të reja.

Në dashuri, nëse jeni të lidhur seriozisht me dikë ose jeni të martuar, do të afroheni më shumë. Fundjavën e 5-6 marsit mundohuni të organizoni diçka. Planifikoni një darkë festive jashtë, ose largohuni në një mjedis piktoresk aty pranë.

Nëse nuk jeni të lidhur, dikush me të cilin po punoni profesionalisht, si agjent, menaxher, publicist, kontabilist ose avokat, ka të ngjarë të sjellë lajme të jashtëzakonshme për një mundësi që nuk e kishit menduar kurrë se do t’ju ofrohej.

Çështja është se tani është koha e shpërblimit për çdo investim që keni bërë.

Ju i meritoni të gjithë të mirat që po ju vijnë – keni punuar për këto ditë. Ky do të jetë një vit emocionues për ju. Bëhuni gati!

Virgjeresha

Partneri do t’ju japë të gjithë motivimin që ju nevojitet për t’u entuziazmuar për muajt e ardhshëm dhe ndoshta edhe për vitet në vazhdim. Aktualisht keni aspektet më të mira të martesës në krahasim me çdo shenjë tjetër të zodiakut. Ky parashikim i artë do të jetë në fuqi deri më 10 maj dhe më pas do të kthehet nga fundi i tetorit deri më 20 dhjetor, falë vizitës së Jupiterit te Peshqit. Dhjetori do të jetë muaji juaj më i mirë. Nëse jeni beqar dhe të përkushtuar në lidhje me personin me të cilin po dilni, tani mund të fejoheni dhe të filloni të planifikoni martesën.

Nëse tashmë jeni të martuar, do të filloni të shihni se partneri po ecën jashtëzakonisht mirë në punë dhe do të përparojë financiarisht. Së shpejti do të vini re se është i mbushur me një ndjenjë optimizmi që mund të mos e keni parë muajt e fundit. Nëse jeni ndjerë në harresë kohët e fundit, të paaftë për të ecur përpara në asnjë nga ëndrrat që kishit diskutuar bashkë, Hëna e re e 2 marsit mund t’ju sjellë një arsye për t’iu rikthyer qëllimit dhe për të punuar së bashku. Hëna e re e 2 marsit do të fillojë këtë trend të fuqishëm që do të vazhdojë në ditët, javët dhe muajt në vijim. Kjo është një nga Hënat e reja më të mira dhe më të lumtura të vitit 2022.

Ky trend nuk duhet të drejtohet drejt martesës dhe romancës. Ju mund ta përdorni këtë energji për të krijuar një shoqatë biznesi. Për shembull, mund të jeni gati të nënshkruani me një agjent të ri, publicist, kontabilist, avokat, partner biznesi, planifikues dasmash, stilist veshjesh, trajner karriere, avokat ose një ekspert tjetër, ekspertiza e të cilit do t’ju ndihmojë të arrini më lehtë qëllimet tuaja. Nëse kjo është mënyra se si ju funksionon ky muaj – domethënë të bashkoni forcat me një person – treguesit janë se do të jeni të kënaqur me performancën e këtij personi. Bashkimi i të dyve ka të ngjarë të rezultojë shumë fitimprurës.

Teksa Hëna e re e 2 marsit do t’ju përqendrojë drejt një ose më shumë partnerëve, në Hënën e plotë të 18 marsit në Virgjëreshë, vëmendja do të shkojë te dëshirat tuaja me rëndësi të madhe që do të arrijnë kulmin në këtë kohë.

Kjo Hënë e plotë e 18 marsit do t’ju sjellë shumë shpresa për një të ardhme më të lumtur. Do të keni kaq shumë gjëra emocionuese për të shijuar, saqë nuk do të lejoni asgjë, madje as pandeminë, t’ju shkatërrojë. Dëgjoni shkencëtarët dhe autoritetet mjekësore, bëni çfarë ju rekomandojnë dhe ecni përpara me të ardhmen e shkëlqyer.

Në këtë Hënë të plotë, më 18 mars, Urani do t’i dërgojë një sinjal sundimtarit tuaj Mërkurit, duke sjellë mundësinë e një udhëtimi, ndoshta të organizuar në mënyrë spontane. Jepini Hënës së plotë pesë ditë kohë për të dhënë mesazhin e saj. Ose lajmet mund të përfshijnë një detyrë mediatike, informacion fatlum në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në kolegj ose shkollë pasuniversitare, ose një çështje ligjore.

Jeta e përditshme e punës do të jetë e ngarkuar, por mund të mos keni problem sepse duket se ju pëlqen shumë puna. Nëse jeni të vetëpunësuar, klientët ose bashkëpunëtorët do të vijnë dhe biznesi do të jetë i shpejtë. Nëse punoni për të tjerët, do të dëshmoni shpejt se jeni të domosdoshëm – puna juaj e palodhur do të shpërblehet dhe një promovim mund t’ju ofrohet në fund të majit.

Puna e vështirë mund të ketë një tjetër bonus të paqëllimshëm – dashuritë e reja. Jini të hapur ndaj mundësive, sepse kur Afërdita dhe Marsi janë bashkë, detyra e tyre është të ndezin shkëndijat e dashurisë së parë. Kjo mund të jetë interesante dhe fillimi i diçkaje të re.

Author: sirod