Behuni gati te zgjoheni me heret ja kur do të lëvizim akr epat e ores

Pranvera përpara, vjeshta mbrapa. Si gjithmonë, akrepat do të pësojnë një ndryshim. Ora verore do të kthehet së shpejti. Natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara në orën 2.00, e cila do të bëhet 3.00.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 30 tetor 2022. Ndryshimi i orës kryhet natën sepse zakonisht në mes të natës transporti kryen më pak udhëtime.

Pra, nga e diela do të mund të përfitohet një orë shtesë drite dhe do të ketë avantazhe në konsumin e energjisë elektrike, të cilat janë edhe më të rëndësishme duke pasur parasysh periudhën e vështirë që po përballemi.

 

Ka të ngjarë që trupit tonë t’i duhen disa ditë për t’u përshtatur me ndryshimin e kohës, për shkak të orës biologjike të lidhur me ritmet cirkadiane. Këto janë në vështirësi kur ndodhin ndryshime në kohë dhe në ritmin gjumë-zgjim.

 

 

 

Author: adrianet