E enjtja me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë, ja parashikimi i motit sot

Vendi ka hyrë tashmë në ndikimin e rrymave të ftohta ajrore. Po kështu edhe dita e enjte do të ketë mot me vranësira e kthjellime. Në zonat malore parashikohen reshje bore në intensitet të ulët, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Në rrugë parashikohen ngrica të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Kurse valëzimi i forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 4°C
në zonat e ulëta -1 deri 13°C
në zonat bregdetare 2 deri 13°C

 

Author: adrianet