Tronditëse/ Burri vret gruan 35-vjeçare shqiptare , krimi i rëndë në sy të fëmijëve

Një 35-vjeçare shqiptare nga Kosova është gjetur e vrarë nga policia e Zvicrës në Rapperswil-Jona SG! Herët në mëngjesin e së shtunës në orën 03.20, një shqiptar (35-vjeçar), nga Kosova, ka raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St. Gallen në Zvicër se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij.

Patrulla e policisë ka gjetur dhe ka arrestuar burrin. Gruaja (35-vjeçare), u gjet e vdekur kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po e sqaron policia e kantonit St. Gallen, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit.

Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë, që jetonin në të njëjtën familje.

Mbetet objekt i sqarimeve, nëse fëmijët kanë vënë re diçka nga krimi. Fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe po përkujdeseshin nga familjarët.

Ndërkohë, banorët e ndërtesës ku ndodhi krimi janë të shokuar. “Këtu jetojnë kaq shumë familje me fëmijë. Nuk do ta kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte këtu”, thotë një banore. “Është një tronditje e vërtetë për të gjithë ne”, shton ajo.

 

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për armën e përdorur. Një armë zjarri nuk ishte e përfshirë, tha një zëdhënës i policisë kur u pyet nga Keystone-SDA.

Në vendin e ngjarjes janë patrulla dhe specialistë të policisë së kantonit, shërbimi i shpëtimit me mjekun e urgjencës, instituti i mjekësisë ligjore dhe prokuroria publike e kantonit St. Gallen

 

 

Author: adrianet