Sulmuan konsullatën e tyre në Irak, vjen reagimi nga SHBA!

Qyteti irakian Irbil është shënjestruar nga një sulm me raketa balistike. Irbil, ndodhet në veri të Irakut dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ato janë nisur nga Irani.

Raketat kanë goditur qytetin në orët e para të 13 marsit, duke shënjestruar ndërtesën e re të konsullatës amerikane dhe një zonë në afërsi, mirëpo ato kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një civil është plagosur, ka thënë Ministria e Brendshme kurde.

 

Një korrespodent i televizionit shtetëror iranian me bazë në Irak, ka thënë se raketat kanë pasur qëllim “bazat sekrete izraelite”.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e ka quajtur sulmin “të egër”, mirëpo ka thënë se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe nuk ka dëme në objektet e Qeverisë amerikane në Irbil.

 

Author: adrianet