Këto janë veprimet që nuk duron dot çdo shenjë horoskopi

Dashi – Personat e kësaj shenje nuk durojnë dot kur të tjerët nuk u përgjigjen mesazheve të tyre.

Demi – Demi e urren kur të tjerët i flasin gjatë kohës që sheh një film.

Binjakët – Binjakët edhe pse flasin shumë, nëse ka diçka që urrejnë, është kur të tjerët paragjykojnë dikë pa e njohur mirë.

Gaforrja – Gaforrja nuk e pëlqen xhelozinë e tepërt në një marrëdhënie.

Luani – Luani e urren pritjen. Nëse keni lënë një takim me të, bëni mirë të shkoni brenda orarit.

Virgjëresha – Virgjëresha kërkon ta ketë çdo gjë të organizuar dhe nuk e duron dot të qëndrojë në një ambient të çrregullt.

Peshorja – Peshorja është mjaft kursimtare si shenjë dhe nuk duron dot kur sheh të tjerët përreth të shpenzojnë pa kriter.

Akrepi – Personat e shenjës së Akrepit nuk kanë shumë durim dhe ndaj nuk i pëlqejnë shumë zënkat e zgjatura e të tepruara.

Shigjetari – Është shenjë që bën shpesh plane të nxituara, edhe pse është pikërisht kjo cilësi që nuk duron te të tjerët.

Bricjapi – Nuk i duron dot njerëzit që kur nisin të tregojnë diçka, fillojnë të flasin për hollësi të kota që i largojnë nga ngjarja kryesore.

Ujori – E urren rregullin e tepërt. Është e vështirë të shikosh një person të shenjës së ujorit të ketë çdo gjë të organizuar mirë.

Peshqit – Personat e shenjës së Peshqve e ruajnë me fanatizëm gjithçka që ka rëndësi për ta. Nëse ka diçka që nuk e durojnë dot, është kur të tjerët humbasin gjëra të shtrenjta e të rëndësishme.

Author: admin