Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të matur dhe më të duruar kështu që keni për t’i kaluar më lehtësisht edhe disa vështirësi të vogla që do iu dalin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja. Si ju ashtu edhe partneri do bëni gjithçka që ta surprizoni njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni shumë komplekse dhe nuk do arrini dot të fiksoheni pas një personi të veçantë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta, do përvishni mëngët dhe do bëni çdo gjë që duhet për të arritur atje ku iu kanë kërkuar shefat. Për ë përmirësuar buxhetin nuk duhet kurrsesi të besoni tek lojërat e fatit sepse mund të humbisni më shumë sesa të fitoni.
Demi
Gjatë kësaj dite Plutoni dhe Saturni do iu sjellin disa vështirësi në jetën tuaj. Shpeshherë do ndiheni goxha të sforcuar. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në disa momente mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Kujdes! Ju beqarët, edhe pse do mundoheni shumë, nuk do arrini dot ta bëni për vete një person të përshtatshëm. Në disa momente mund të bini edhe në pesimizëm. Në punë ka mundësi t’iu ofrohet një post i ri si administrator. Mos e refuzoni menjëherë, por reflektoni dhe e më pas vendosni çfarë do bëni. Me shpenzimet tregohuni të matur dhe nuk kanë për t’iu dale aspak vështirësi.
Binjakët
Ka shumë mundësi që sot të ndiheni të qetë dhe të mos hidhni hapa të gabuara. Do iu jepni shumë rëndësi personave që keni përzemër. Juve qe jeni në një lidhje fati do ju buzëqeshë dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do jeni në humor dhe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël. Ju beqarët do qëndroni gjithë kohës me miqtë dhe me familjarët tuaj, prandaj nuk do e ndieni nevojën e një personi në krah. Në punë ka rrezik që në disa momente të kaloni situata të vështira. Do keni rivalitet të fortë dhe do përballeni me sfida të vazhdueshme. Gjendja e financave do jetë shumë e mirë megjithatë sërish duhet t’i kryeni me maturi shpenzimet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe do dini si t’i korrigjoni gabimet që keni bërë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë shumë normalë. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni dhe do ndiheni mirë pranë partnerit. Ju beqarët keni për të pasur dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Në punë do e menaxhoni me shumë kujdes situatën dhe do mbani larg problemet. Mund të largoni edhe disa të ashtuquajtur miq që kohët e fundit ju kanë zhgënjyer tej mase. Në planin financiar gjërat nuk do ecin shumë mirë. Jupiteri i pozicionuar keq do ju bëjë të palogjikshëm me shpenzimet.
Luani
Gjatë kësaj dite do i kuptoni gabimet e së shkuarës dhe do e rifitoni besimin tek vetja. Do ndiheni shumë më mirë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me dashuri. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe nuk do preferoni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante dhe më në fund do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë pritet të filloni një projekt shumë premtues. Hapat do i hidhni ngadalë, por shumë të sigurta. Do jeni edhe shumë më të organizuar. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë e kënaqshme. Herë pas here mund të përballeni edhe me vështirësi.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do mendoni vetëm për veten tuaj dhe shpesh do futeni në konflikte me ata që ju rrethojnë, Bëni kujdes me hapat sepse nuk do ketë kthim pas. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me turbullira. Nuk do ndiheni mirë për asnjë moment dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asnjë moment sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë nuk duhet të dekurajoheni pavarësisht vështirësive që do iu dalin. Bëni atë që keni në dorë dhe prisni rezultatet që do vijnë më pas. Financat nuk do arrini dot t’i mbani nën kontroll edhe pse do bëni të pamundurën. Duhet pasur shumë kujdes.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do bëni mirë ta dëgjoni intuitën dhe do merrni vendimet e duhura. Ambicia juaj nuk do reshtë për asnjë moment. Ju të dashuruarit do e merrni çdo gjë me qetësi dhe kjo gjë do jetë në favorin tuaj. Të gjithë do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’iu prishin punë. Ju beqarët sado që të mundoheni, nuk do keni fat në dashuri. Që të mos mërziten më mirë gjeni diçka interesante me çfarë të merreni. Në punë do kaloni në një post të ri dhe përgjegjësitë kanë për të qenë më të pakta. Do ndiheni më të lirshëm dhe nuk do gjendeni asnjë çast nën presion. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni realistë.
Akrepi
Gjatë kësaj dite jo vetëm që nuk do keni probleme, por do jeni edhe më të përqendruar tek gjërat që doni të bëni. Për ju që keni një lidhje, çdo gjë që dëshironi do mund ta keni. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme sepse partneri do ju vijë gjithë kohës sipas qejfit. Ju beqarët do keni shumë komplekse dhe nuk do arrini as sot ta gjeni dashurinë. Në punë do ju mungojë pak organizimi, megjithatë nuk do ndodhë asgjë e keqe. Mos kërkoni punë tjetër sepse do pendoheni. Në planin financiar mirë është të mos nxitoheni për asgjë sepse po bëtë gabime situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do ndaleni përpara pengesave që do ju dalin, përkundrazi do i përballoni ato përherë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft dinamike. Gjithçka që keni dashur do ju plotësohet dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët do keni një ditë të trazuar dhe nuk do keni as kohë dhe as nerva të mendoni për jetën sentimentale. Në punë do ju duhet të përshtateni pak më shumë me rolin e “rojtarit”. Ndonjëherë do ju duket e sikletshme, por do dini të silleni dhe do e përmbushni misionin e dhënë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me çdo lloj investimi.
Bricjapi
Sado vështirësi t’iu dalin në jetë ju dini gjithmonë të mbani zgjuar shpresën dhe nuk dorëzoheni. Për ju të dashuruarit çdo gjë do ndriçoje dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme. Bëni atë që do ndjeni në çdo moment. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do tërhiqni gjithë kohës vëmendjen e të tjerëve. Me siguri që do e ndryshoni statusin. Në punë më mirë prisni edhe pak kohë para se të merrni vendime të rëndësishme. Fiksoni njëherë objektivat dhe bëni plane para se të veproni. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme të cilat do e përmirësojnë shpejt situatën.
Ujori
Çdo gjë ka për të qenë shumë më e lehtë për ju gjatë kësaj dite dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar një dite fantastike pranë partnerit tuaj. Do i shprehni pafund ndjenjat që të dy dhe atmosfera do jetë fantastike. Ju beqarët nuk do jeni gati për të filluar lidhje, por do pranoni të njiheni me persona të ndryshëm. Në punë do jeni të përqendruar dhe do i kaloni pa problem të gjitha pengesat që do iu dalin. Mërkuri do jetë planeti i pozicionuar më mirë dhe do ua ndriçojë përherë mendimet. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Peshqit
Cilatdo të kenë qenë pengesat në jetën tuaj sot do keni durimin dhe mençurinë për t’i zgjidhur ato. Në asnjë rast nuk do keni probleme. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga kjo ditë e bukur dhe me diell për të zgjidhur të gjitha keqkuptimet që ju kanë dalë prej kohësh. Po i latë pas dore situata do përkeqësohet. Ju beqarët do keni takime romantike me disa persona që keni disa kohë që i keni njohur, por vetëm flirtonit së largu. Në punë jo vetëm që do jeni energjikë, por do përqendroheni fiks tek objektivat e duhura. Do i lini pas disa zakone jo të mira dhe gjërat do ju ecin për mrekulli. Të ardhurat do përmirësohen jashtëzakonisht dhe mund të bëni edhe investime. /dritare.net