Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2022: Dashi dhe Demi

DAshi
Qershori do të jetë i mrekullueshëm! Do ta nisni muajin me një energji të fortë dhe shumë miqësore për ju. Çfarë duhet të bëni është thjesht të prisni deri në 3 qershor, derisa Mërkuri të dalë nga prapavija dhe pastaj të shijoni çfarë universi ka përgatitur për ju!

Do të jeni duke u marrë me çështje që Hëna e Re i nisi në fund të majit. Mesa duket, keni menduar të bëni një udhëtim të vogël për të harruar stresin e qytetit dhe keni çdo të drejtë për ta bërë sepse do t’ju qetësonte mjaftueshëm. Nëse ju krijohen mundësitë, largohuni për pak nga qyteti, fillimi i muajit ka rezervuar fundjava luksoze për ju.

Planeti juaj udhëheqës, Marsi është shumë pranë Jupiterit, prandaj një vendim apo veprim që mund të bëni në 4 qershor do t’ju ndihmojë të përfitoni diçka dhe të jeni në avantazh konkurues.

Hëna e Plotë në Shigjetar në 14 qershor do t’ju shtojë nevojën dhe dëshirën për të udhëtuar në një distancë më të largët. Çështje të tjera do të dalin në dritë në 14 qershor (+/- 5 ditë) përfshi këtu një provim të mundshëm apo temë diplome që duhet ta përgatisni. Gjithashtu mund të jeni duke u marrë me dokumenta vizash, pasaporta, leje qendrimi, etj. E rëndësishme është që çfarëdo të jetë, do të dëgjoni lajme të mira.

Gjatë muajit mund t’ju kërkohet të firmosni një kontratë, por e mira është të prisni deri në 20 qershor. Nëse kontrata të është dhënë për t’u firmosur që në maj, bëjeni kur prapavija të ketë përfunduar, 10 qershori është zgjedhja e dytë pas 20.

Këtë muaj do të ndodhin shumë aktivitete. Nëse keni nevojë për një apartament të ri apo dëshirë për të rregulluar diçka brenda shtëpisë, Hëna e Re e 28 qershorit do t’jua bëjë më të thjeshtë. Filloni kërkimet për hapësira, agjent të real estate, arkitektë dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet për të përmbushur qëllimin. Nëse jeni ok në shtëpinë ku ndodheni, energjinë fokusojeni tek prindërit apo fëmijët tuaj. Organizoni diçka të këndshme në shtëpi me miqtë.

Përsa i përket romancës, fundi i korrikut dhe gushti do të jenë muajt më të mirë. Ka shumë gjasa ta takoni dashurinë teksa ndodheni në një resort jo shumë larg shtëpisë suaj.

Marsi do të jetë në shenjën tuaj deri në 5 korrik, që do të thotë se po filloni një proces të ri të një cikli 2 vjeçar. Këshilla e vetme? Fokusohuni tek çështjet që lidhen me shtëpinë dhe gjeni mënyra për të realizuar planet që keni në mendje pasi energjia e Hënës së Re është në anën tuaj!

DEMI

Mendimi i parë në fillim të muajit shkon për të ardhurat tuaja. Po mendoni për çdo mënyrë të mundshme që do t’ju bënte të gjeneroni para, por po ju themi që gjatë javëve në vijim do të keni shumë ndihmë falë Hënës së Re në Binjakë. Ndihmën do ta ndjeni sidomos gjatë 11 ditëve të para të qershorit. Jini të vendosur për të kapur dhe provuar çdo mundësi që ju jepet pasi është periudha më e mirë për të gjetur një ose dy burime që do të përmirësonin ndjeshëm të ardhurat tuaja.

Jupiter, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të jetë tek Marsi në javën e parë të qershorit, që do të thotë se çdo veprim që do të bëni, është në avantazhin tuaj. Mund t’ju ofrohen dy klientë të rinj, dy oferta pune ose dy burime të tjera të papritura që gjenerojnë para. Diskutimet rreth financave mund të bëhen edhe për fillimin e një biznesi tuaj provat. Nëse e keni që tani, mund të jeni duke menduar për shtimin e një produkti apo shërbimi. Sapo Marsi të hyjë në shenjën tuaj, nga 5 korriku në 20 gusht, konsiderojeni periudhën më të mirë të vitit. Gjatë kësaj kohe do të jeni ju në vendin e shoferit, duke i dhënë drejtim gjërave siç doni vetë, madje do të drejtoni edhe të tjerët përreth, përfshi këtu njerëz të rëndësishëm që mund të jenë ndihmë e shtuar për ju.

Mërkuri do të dalë nga prapavija në 3 qershor dhe ju ishit një prej shenjave që u ndikuat më shumë gjatë kësaj periudhe. Çfarëdo të ketë ndodhur me financat tuaj përgjatë majit, qershori do të jetë solid dhe i mbushur me mundësi të reja. Bëni ca ditë pushim pas 3 qershorit dhe do ta shihni sa të çliruar do të ndiheni.

Në fund të majit, Afërdita u zhvendos tek Demi për të qëndruar deri në 22 qershor. Ky është lajm fantastik pasi klima romantike, do të jetë shumë e mirë! Nuk ka rëndësi nëse jeni single apo në lidhje, pasditet romantike po ju presin. Qershori është koha perfekte për të bërë ndonjë ndryshim në pamjen tuaj. Blini ca gjëra të reja, ose prisni flokët ndryshe.

Ky muaj do t’ju ndihmojë të shkëlqeni, por shënoni në veçanti datën 11 qershor sepse do të jetë speciale. Nëse jeni single mund të takoni dikë, nëse jeni çift do të ndjeni pasion të shtuar mes jush. 14 qershori do t’ju ndihmojë të mbyllni një çështje që lidhet me paratë. Mund të përfundoni një marrëveshje apo t’i jepni fund një kredie të marrë. Nëse doni të bëni para, shisni diçka që zotëroni. E dimë që keni nevojë për siguri financiare dhe do ta ndjeni këtë falë pozicionit të Saturnit.

28 qershori mund t’ju gjejë me pushime familjare pranë detit! Karriera nga ana tjetër shkon mirë, prandaj qetësohuni sepse s’po humbisni asgjë. Shijojeni udhëtimin dhe lidhuni më shumë me familjarët tuaj.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Author: sirod