Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2022: Dashi dhe Demi

DASHI

Eklipsi i 30 prillit ju ka sjellë lajme surprizë dhe mundësi të reja për të bërë marrëveshje që përkthehen në të ardhura për ju. Urani, planeti i surprizave ka qenë miqësor me ju, prandaj do të shihni plane të cilat as nuk i kishit menduar, prandaj javën e parë të majit qëndroni në gatishmëri.
3 maji mund të ketë qenë ditë produktive për ju, njerëz të rëndësishëm kanë vënë re punën tuaj dhe janë impresionuar nga aftësitë tuaja. E gjithë kjo përkthehet në prosperitet për karrierën tuaj. Në 10 maj, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të hyjë në shenjën tuaj për herë të parë pas një dekade. Jupiteri përfaqëson shëndet të mirë, para, karrierë, dashuri të vërtetë dhe udhëtime. Ti zgjedh çfarë është më e rëndësishme për ty dhe ai do të ndihmojë të arrish objektivat e tua. Vetëm vendosni prioritete dhe ndiqini gjer në fund!

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 10 maji deri në 3 qershor, prandaj duhet të prisni deri muajin tjetër për të parë sesi mundësitë dhe shpërblimet vijnë drejt jush.

Mund të jeni duke negociuar një punë të re ose një promovim, sepse eklipsi hënor i Hënës së Plotë i 15/16 majit në Akrep do t’ju ndriçojë shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë. Kjo sugjeron që ju mund të zgjidhni marrëveshjen përfundimtare në listën e përfitimeve të kompanisë. Mund të mos merrni gjithçka që kërkoni, megjithatë, pasi Saturni do të jetë në kënd të vështirë me Diellin, një tregues thotë se mund të hasni kufizime me negociatat.
Shqetësimet në lidhje me familjen apo shtëpinë tuaj mund t’ju bëjnë që përgjegjësitë tuaja në lidhje me paratë të mos jenë dhe shumë praktike. Në fund të ditës, gjithçka e vendosni ju-eklipsi pret për zgjedhjen tuaj.

Pas shumë llogarive dhe marrëveshjesh do të keni nevojë për pak pushim, dhe Hëna e Re e 30 majit do t’ju japë një super shans për t’u arratisur diku. Mund të jetë një vend luksoz, prandaj trajtojeni veten siç e meritoni. Eshtë koha juaj të shlodheni dhe të shijoni periudhëne gëzueshme që ju pret.
DEMI
Eklipsi diellor i fundit të prillit ka konsumuar shumë nga idetë tuaja. Nëse ditëlindja juaj bie 5 ditë pas 30 prillit me shumë gjasa jeni ndikuar shumë nga ky eklips, prandaj bëhuni gati për ndryshimet që ju presin. Këto ndryshime mund të jenë gjëra që i keni pritur prej kohësh duke ju dhënë kështu një arsye të fortë për të buzëqeshur. Urani do t’ju bëjë të pavarur, krijues, rebel dhe paksa impulsivë. Mendojini pak zgjidhjet tuaja. Do t’ju duhet të jeni pak fleksibël kur ngjarjet që ndodhin shpejt dhe papritur të kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme.

Gjatë javës së parë të majit mund të dëgjoni lajme të mira në lidhje me financat tuaj apo perspektivën për të fituar më shumë para në të ardhmen.

Në përgjithësi, do të merrni gjithashtu një moment për të parë veten dhe talentin tuaj në një formë të re dhe për të kuptuar potencialin që keni për të shkëlqyer në cilindo nga drejtimet e jetës që zgjidhni, me kusht që të jeni të gatshëm të përqendroheni në qëllimin tuaj. Si Dem, do të ishe i gatshëm për gjithçka- nuk ka asnjë dyshim për këtë!

Një ditë e mirë për financat tuaja është 3 maji. Nëse jeni duke negociuar për shitjen e ndonjë prone, do të merrni ofertën më të mirë gjatë kësaj kohe. Mërkuri do të jetë në prapavijë në shenjën e Binjakëve dhe Demit nga 10 maji në 3 qershor, prandaj mos merrni vendime të shpejta. Mendohuni njëherë dhe vendosni vetëm për gjërat që i shihni me shumë qartësi.

Kur Marsi të hyjë në shenjën e Demit pas dy muajsh, nga 4 korriku deri në 20 gusht, do të merrni dritën jeshile për të vijuar lirshëm me planet tuaja. Do të doni të prisni deri në fillim të korrikut për të bërë lëvizja të rëndësishme. Për momentin, mendohuni dhe analizojini mirë, pasi duket që s’jeni gati për të firmosur apo përshtatur me ndryshimet e reja dhe pritja do t’ju bëjë mirë.

Në fakt, ka dhe një arsye tjetër pse është më mirë të prisni. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të bëjë një lëvizje të rëndësishme tek Dashi në 10 maj. Në 15/16 maj do të ndjeni një lloj presioni për të punuar më shumë dhe për të marrë përsipër përgjegjësi edhe më të mëdha. Shtëpia juaj mund të duket e vogël dhe mund t’ju duhet një hapësirë ??më e madhe dhe më e freskët. Tani për tani, jini të durueshëm. Do të keni aspekte shumë më të mira për një lëvizje ose rinovim në shkurt 2023.

Partneri juaj romantik ose ai i biznesit duket se po përballet me erëra të forta dhe do të ketë nevojë për ndihmën tuaj të shpejtë. Ose partneri juaj mund të bëjë diçka për t’ju mërzitur. Ju do ta zbuloni në çdo mënyrë – eklipset nxjerrin shumë situata në sipërfaqe. Plutoni do të sjellë lajme të mira nga një person i huaj ose nga një lidhje biznesi jashtë shtetit. Miqtë do të duan të ndihmojnë – lëjojini ata, sepse idetë e tyre ka të ngjarë të jenë gjithçka keni nevojë. Pavarësisht lajmeve të mundshme e stresuese, gjërat do të funksionojnë mirë për shkak të Plutonit të Mërkurit.

Hëna e re në Binjakë më 30 maj, ka të ngjarë të sjellë një shans për të fituar më shumë para dhe ofertat bujare mund të vijnë nga dy burime të ndryshme. Nëse jeni i vetëpunësuar, mund t’i merrni të dyja. Media mund të jetë vendi prej nga burojnë ofertat—ka të ngjarë të keni një shans për të shkruar, folur, redaktuar ose shfaqur talente të tjera në një nga artet e komunikimit. Industritë e udhëtimit dhe transportit ose detyrat që lidhen me ato zona gjithashtu do të shkëlqejnë.

Keni një muaj shumë të zënë!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Author: sirod