Tetori, muaji i peshoreve/ Ja çfarë duhet të dini për të lindurit e kësaj shenje!

Duke qenë se kemi hyrë zyrtarisht në muajin tetor, të lindurit e këtij muaji deri në datë 22, i përkasin shenjës së peshoreve.

Mbase për shumë nga ju, horoskopi është diçka qesharake dhe aspak e vërtetë, por ju mund ta vetë verifikoni atë, duke krahasuar miqtë apo të afërmit tuaj, të cilët i përkasin shenjës së peshores, me karakteristikat e vendosura më poshtë të kësaj shenje.

Peshorja i përket kategorisë së shenjave të ajrit, së bashku me binjakët dhe ujorin, dhe udhëhiqet nga planeti i Venusit.

Si çdo shenjë tjetër e horoskopit, dhe peshorja ka anët e saj të mira, por edhe të këqija gjithashtu.

Por cilat janë këto karakteristika? Le t’i zbulojmë së bashku.
Karakteristikat pozitive të peshores jane:

1- Peshoret kanë një natyrë diplomate dhe objektive. Ato kanë aftësinë ta shohin një situatë nga perspektiva të ndryshme, dhe të shohin çdo këndvështrim të situatës nga çdo palë e përfshirë. Kjo i bën ata dëgjues dhe kuptues të mirë.

2- Peshoret kanë takt dhe dinë të jenë sharmante.

Një peshore e kupton shumë mirë atë që duhet të thotë në një tavolinë, dhe atë që nuk duhet të thotë. Peshorja nuk është arrogante dhe përdor taktin dhe sharmin e saj për të dhënë një mesazh të keq, në mënyrë që sado i keq ai sërisht të bjerë butë mbi dëgjuesin.

3- Peshoret janë romantike dhe idealiste

Peshoret besojnë në dashurinë e vërtetë, dhe janë idealiste për mënyrën sesi do të funksionojë kjo dashuri. Ato janë mjaft optimiste kur vjen puna për krijimin e një romance, si dhe janë shumë të duruara me partnerin e tyre.

4- Të thjeshta dhe pozitive peshoret janë ideale për t’u mbajtur miq përjetë.

5- Ekstroverte dhe spontane.

Një peshore e ka shumë të rëndësishme angazhimin në ambjente sociale, ku mund të bashkëveprojë me njerëz të tjerë. Ajo është ekstroverte si natyrë, dhe nuk i duhet të krijojë një plan për t’iu afruar njerëzve, pasi çdo gjë i vjen në mënyrë spontane.
Karakteristikat negative të peshoreve:

1- E paqëndrueshme dhe e pavendosur.

Peshoret janë të hapura në ndryshimin e një mendimi që ato mund të kenë, ndonjëherë ama kjo i bën ata të pabesueshëm dhe të paqëndrueshëm, pasi mendjen e tyre mund ta ndryshojë një i jashtëm fare kollaj, duke bërë të mundur që ato të mos ta arrijnë ta mbajnë dot një premtim të bërë.

2-Peshoret mund të jenë sipërfaqësore, dhe kanë nevojë për vëmendje.

Nëse peshorja nuk merr vëmendjen dhe admirimin e duhur nga njerëzit, ajo do të mërzitet dhe do të irritohet, kjo nënkupton që peshorja është pak narcistike në thelbin e saj, dhe sipërfaqsore.

Nuk ka më të lumtur se një peshore që është gjithë kohës në qendër të vëmendjes.

Fiksimi i peshores me të bukurën, ndonjëherë bën që ajo të mos i vlerësojë njerëzit nga karakteri i tyre, por vetëm nga pamja e tyre e jashtme.

3- Peshoret janë natyrë shumë flirtuese.

Ndonjëherë kjo mund t’i hapë probleme atyre me partnerët e vetë, të cilët mund ta keqkuptojnë sjelljen e saj. Duke qenë se është flirtuese si natyrë, një peshore ka tendencën të flirtojë me këdo, qoftë edhe me njerëz që nuk e tërheqin aspak atë.

4- Drejtësia.

Diçka që peshoret duan ta shohin gjatë gjithë kohës, është drejtësia. Ato nuk e durojnë dot një akt që nuk e konsiderojnë të drejtë, dhe pse në teori kjo është diçka shumë e mirë, në të vërtetë shpesh ndodh që ata bëhen paragjykues dhe mendje ngushtë e inatçinj ndaj njerëzve që sipas tyre po bëjnë diçka të padrejtë.

5- Fantazojnë.

Peshorja, shpesh herë shkëputet nga realiteti i jetës së saj, dhe futet në një botë fiktive në mendjen e saj.

Ajo krijon situata dhe skema në kokën e saj, të cilat më vonë kur bien ndesh me realitetin, nuk janë aspak reale dhe e bëjnë atë të demoralizohet.

Peshorja krijon pritshmëri të mëdha nga njerëzit, dhe i idealizon ata ndryshe nga sajanë, kjo krijon një situatë kaotike për peshoren, duke e bërë të vështirë që ajo të gjejë balancën.

Burimi: Horoscope

E.C/Dosja.al

Author: info