Këtë tetor Shigjetarët do ia dinë lezetin jetës!

Shigjetarë. Fatmirësisht, Mërkuri retrogradë përfundon të dielën, më 2 tetor dhe ju tregojmë se ky muaj do të jetë më pak stresues se shtatori. Një hënë e plotë të dielën, më 9 tetor, ndriçon pjesën tuaj të kënaqësisë.

Për disa shenja, periudha e hënës së plotë kalohet duke pushuar dhe vetëm, sepse hënat e plota mund të fillojnë dramë. Megjithatë, ato nxjerrin edhe energjinë seksuale dhe ju jeni si një ujk që ulërin në hënë. Jeni të ndezur, kështu që festoni hënën e plotë duke bërë dashuri me partnerin.

Nëse jeni beqarë kënaquni me gjithçka që ju nevojitet për t’u ndjerë mirë, qoftë kjo një banjë e gjatë ose shumë gjumë. Kohët e fundit keni vendosur disa kufij në miqësitë tuaja dhe nëse e keni respektuar nevojën tuaj për kohë vetëm dhe keni gjetur ekuilibër në jetën tuaj shoqërore, jo vetëm që do të ndiheni më të lumtur dhe më të shëndetshëm këtë muaj, por edhe miqësitë tuaja do të jenë më të shëndetshme falë kufijve që keni vendosur.

Shpresoj se e keni menduar kostumin tuaj të Halloween sepse sezoni i Akrepit fillon të dielën, më 23 tetor. Ju jeni një shenjë zjarri e njohur për të qenë në modë, kështu që ju me siguri do të festoni Halloëeen këtë vit. E vetmja datë që duhet të keni kujdes është e marta, 25 tetor, e cila sjell një hënë të re dhe eklips diellor në Akrepin paranojak.

Eklipset kanë një reputacion për shkaktimin e grindjeve. Lërini të gjitha këto sepse tetori është për t’u argëtuar. Më 27 tetor, do ndjeni një dëshirë të thellë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen. Megjithatë, këtë Halloween, ju dëshironi ta kaloni me ata miqtë tuaj më të ngushtë që janë të mrekullueshëm. Por mund edhe të flirtoni me të huajt. Kënaquni dhe shihemi muajin tjetër./revistawho.com

Author: info