
Që prej ditës së sotme kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventuriere dhe të paparashikueshme të zodiakut, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Doni të dini si sillet një Shigjetar në dashuri? Zbulojeni si më poshtë:




Femra e Shigjetarit në dashuri: Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj partnerit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale. Prej tij ajo pret që të tregohet i vëmendshëm ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave.




Mashkulli i Shigjetarit në dashuri: Është një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, por dhe mirëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri.
Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor – 1 dhjetor): Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më shumë bujarë se normalisht.




Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 -11 dhjetor):Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi sipërfaqësorë.
Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor): Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.



