Albani dhe Bieta kanë një ide të mirë për fundjavën: Jetë nate në drekë

Që pas pandemisë jeta e natës që bënim dikur është transferuar në të tjera orare. Në drekë përshembull, siç ka bërë Bieta dhe Albani që në foton e fundit kanë treguar se po shijojnë aperitivin apo birrën e preferuar në sheshin e kryeqytetit.

“Me dashurinë për jetë nate”, ka shkruar Bieta duke treguar se darkën e të shtunës që një vit më parë do e shijonin në ndonjë restorant me muzikë, tashmë e shijojnë ndryshe.

Nuk e dimë nëse dyshja merr po të njëjtën kënaqësi si në kohën kur mund të darkonin për t’i shijuar pijet siç e do zakoni, megjithatë Bieta na ka zbuluar se pranë Albanit gjithmonë ka një zgjidhje për të qeshur dhe për t’u gëzuar./revistawho.com

Author: admin