
Këto ditë korriku, ku temperaturat në kryeqytet janë në kufijtë e të padurueshmes, Arbana ka zgjedhur malin për t’iu arratisur vapës. Ajo ka postuar një foto nga Qafa e Thores, një vend i bukur piktoresk rrugës për në theth. Moderatorja ka postuar një foto teksa shijon kosin e famshëm të deles që përgatisin aty dhe nuk e ka fshehur më trupin siç ka bërë deri më tani në Instagram.
Edhe pse ka veshur kanatiere të zezë, asaj i dallohet barku i madh dhe i rrumbullakosur, tashmë pranë muajve të fundit të shtatzënisë. Megjithatë, ajo vazhdon të ruajë një look sportiv me kanatiere dhe xhinse që ndoshta ia ka marrë borxh Eduartit.