Dashi
Personat e kësaj shenje njihen si persona që duan të udhëheqin në çdo gjë. Nëse partneri juaj është i kësaj shenje, mund të provoni të ndryshoni rolet. Mos e lejoni atë t’ju udhëheqë, por merreni ju situatën nën kontroll. Kjo gjë do të jetë mjaft emocionuese për Dashin.
Demi
Për të thyer monotoninë në dhomën e gjumit, ju mund të përdorni veshje delikate, kryesisht prej mëndafshi. Një veshje provokuese, por njëkohësisht e rafinuar, do të rindezë pasionin tek partneri juaj.
Binjakët
Binjakët janë zakonisht të varur prej teknologjisë dhe thuajse gjithmonë do t’i gjeni me telefona nëpër duar. Provoni t’i dërgoni një mesazh provokues partnerit tuaj dhe vazhdojeni këtë lojë deri në momentin që ju duket e përshtatshme. Kjo gjë do ta argëtojë më shumë një person të kësaj shenje.
Gaforrja
Këta janë persona të cilët vlerësojnë shumë ushqimin dhe vendi i tyre i preferuar është kuzhina. Ju mund të provoni të luani me ta, duke lyer trupin me një nga ushqimet e preferuara të partnerit. Kjo mënyre joshjeje është mënyra më e pëlqyer për një Gaforre.
Luani
Me Luanin, një nga gjërat që funskionon gjithmonë është loja me role. Provoni të vishni një kostum seksi dhe do të keni menjëherë vëmendjen e kësaj shenje.
Virgjëresha
Kjo është një shenjë Toke dhe asgjë nuk e gëzon më tepër sesa ambjenti i hapur. Ju mund t’i jepni jetë marrëdhënies tuaj, duke kryer marrëdhënie në një vend të hapur. Normalisht duhet të siguroheni të jetë një vend i fshehtë ku nuk mund t’ju shohë askush.
Peshorja
Shënja e ekuilibrit dhe e harmonisë. Një shenjë e cila zgjon pasionin nëpërmjet relaksit. Përpiquni të jeni në sinkronizim me lëvizjet dhe frymëmarrjen me personat e kësaj shenje dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë.
Akrepi
Akrepi është një shenjë që çdo gjë e bën duke shkuar përtej sipërfaqes. Personat e kësaj shenje vlerësojnë shumë kontaktin me sy dhe nëse ju e bëni këtë gjë gjatë gjithë kohës, kjo do t’i emocionojë akoma më shumë.
Shigjetari
Shigjetari pëlqen çdo gjë që ndodh pa planifikim. Është një nga shenjat që kënaqet me zbulime të reja dhe është gjithmonë gati për të provuar eksperienca të reja. Gjëja më e bukur për një Shigjetar është një takim i paplanifikuar, duke shmangur gjestet tipike romantike të një çifti.
Bricjapi
Personat e kësaj shenje organizojnë gjithçka dhe duan të kenë çdo gjë nën kontroll. Për të bërë një ndryshim në intimitetin tuaj me një Bricjap, kërkojini diçka të papritur. Gjërat e paplanifikuara dhe gjërat të cilat mund të jenë të reja për Bricjapin, do t’ju dhurojnë padyshim një mbrëmje ndryshe.
Ujori
Personat e kësaj shenje, pëlqejnë lodrat e ndryshme. Ujori emocionohet jashtmase nëse luani me lodra të ndryshme seksuale dhe nëse gjeni mënyra të ndryshme për t’i përfshirë ato në marrëdhënien tuaj.
Peshqit
Si një shenje uji, normalisht fantazia e personave të kësaj shenje mund të shfrenohet nëse lidhet me ujin. Peshqit janë shumë kreativë dhe mjafton t’ju bëni atyre një ngacmim të vogël dhe më pas ata do të kujdesen ta sjellin idenë tuaj në jetë.
Burimi: Elite Daily