
Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se arrestoi një 34 vjeçar, pasi akuzohet se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë momenteve të shoqërimit në organit blu.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ky shtetas ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, në lagjen Nr. 1, Durrës.