
Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës së mbrëmshme, në një fshat të Krujës, ndërkohë që policia tha se nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.