Dikush që pretendon se është miku juaj ka motive të tjera./ Horoskopi për ditën e enjte, 13 tetor 2022

Dashi

Kur jeton me mendje tek e kaluara harxhon energji të vlefshme. Nëse kujtimet janë të lumtura apo të trishtuara, ato nuk kanë të bëjnë aspak me situatën tuaj aktuale. Duke kapur fuqinë e momentit do të kuptoni potencialin tuaj. Do shkoni në universitet, ose do publikoni disa shkrime. Keni një mundësi për të përmbysur një vendim apo ligj të padrejtë. Mblidhni së bashku një grup njerëzish si vetja.

Demi

Dikush që pretendon se është miku juaj ka motive të tjera. Nëse nuk ndiheni rehat në shoqërinë e një personi, kjo është një shenjë që nuk mund t’i besoni. Ndiqeni këtë këshillë, veçanërisht në dashuri. Mos i jepni rivalit tuaj aksesin në jetën tuaj private. Hartimi i planeve të karrierës ju mbush me emocion. Keni një mundësi për të shkëlqyer në një treg shumë konkurrues. Aplikoni për një pozitë të nivelit të lartë në një kompani të mirë. Zelli juaj dhe etika e punës do t’ju çojnë në krye.




Binjakët

Është e vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me punëdhënësin tënd. Nëse do të arrini në krye të lojës, duhet të bëni disa ndryshime. Hapni biznesin tuaj ose ndiqni një punë krijuese. Jini të gatshëm të hidhni poshtë një ofertë që ju ofendon. Një mundësi shumë më e mirë do të arrijë në momentin kur refuzoni mundësinë e parë. Universi hap dyert për ata që kanë standarde të larta.

Gaforrja

Tentimi për të kuptuar planin e Universit mund të jetë frustrues. Kjo është veçanërisht e vështirë kur jeni të bombarduar me lajme shqetësuese. Merrni një pushim nga mediat, edhe nëse kjo do të thotë të fshini aplikacionet nga telefoni juaj ose të qëndroni jashtë mediave sociale. Ju nuk keni më frikë nga të panjohurit. Bërja e një ndryshimi do të jetë shumë më stimuluese se sa të qëndroni të mbërthyer në një situatë shtypëse. Kthejeni faqen dhe filloni një kapitull të ri.

Luani

Vonesa me paratë e partnerit tuaj do të jetë zhgënjyese. Ju mund të përpiqeni të dorëzoni dokumentet në emër të tyre, por nuk do ju jepet gjithsesi akses në llogaritë e tij. Bisedoni me një zyrtar për atë që duhet të bëni për të shmangur këtë problem. Jini të durueshëm dhe merrni frymë thellë. Dikush që po lufton me çështjet shëndetësore mund të jetë i frymëzuar nga vendimi juaj për të përmirësuar dietën, stërvitjen dhe rutinën e gjumit. Mos jep leksione, thjesht trego çfarë ti bën.




Virgjëresha

Është e vështirë të kuptosh se kush po dashurohet me ty. Herë janë të zellshëm e të gëzuar, herë më të tërhequr. Në vend që të përpiqeni të kuptoni sjelljen e tyre, kujdesuni mirë për veten. Aftësitë tuaja të avancuara hapin rrugën për një mundësi pune. Mësimdhënia ndaj dikujt për çfarëdolloj fushe, do të jetë shpërblyese, si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.

Peshorja

Duke qenë i pasigurt në punë mund të shkoni deri në shkarkimin tuaj. Nëse nuk e pëlqeni punën është koha të gjeni një pozicion më shpërblyes. Aplikoni për punët që përfshijnë pronat, ligjin apo artin. Të keni guximin të kërkoni atë që dëshironi dhe do të tërhiqni shumë admirues. Zgjidhni atë që nuk ka frikë të jetë ai që realisht është.

Akrepi

Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur nuk keni pasur argëtim. Përgjegjësitë e punës kanë rënë në shpatullat tuaja. Është koha për të bërë një ndryshim. Në kundërshtim me atë që mund të mendoni, nuk do të pushoni nga puna edhe nëse i delegoni detyrat të tjerëve. Është koha të falni një të afërm i cili ishte i pasjellshëm. Kjo nuk do të thotë të falni sjelljen e tij të keqe.

Shigjetari

Kur ndiheni të dëshpëruar, ju tentoni të largoni veten nga bota. Rezistojini tundimit, pasi kjo do ta bëjë një situatë të keqe edhe më keq. Në shenjën e parë të trishtimit, shkoni tek një mik i cili gjithmonë të bën të qeshësh. Energjia e tyre optimiste është infektive. Një debat stimulues në një parti ju jep ju bën për të qeshur. Bashkoni forcat për të krijuar një blog, ose skenar.




Bricjapi

Ju keni vështirësi të kapni një koncept të pakapshëm. Takimi me një mësues do t’ju ndihmojë të merrni informacionin nga një këndvështrim tjetër. Jini i hapur për të mësuar nga dikush që është shumë më i ri. Ai mund të ketë mungesën e përvojës së jetës, por është inteligjent. Ndiqni shembullin e tij. Gjetja e burimeve shtesë të të ardhurave është diçka e mirë. Një orar pune do të jetë në avantazhin tuaj.

Ujori

Dikush do të përpiqet të përfitojë nga ju. Jeni të përgatitur për të refuzuar një kërkesë për një hua, ose një mundësi investimi. Ju keni gjëra më të mira për të bërë me paratë tuaja të fituara me vështirësi. Kushdo që reagon keq ndaj refuzimit tuaj nuk është i besueshëm. Angazhimi në një sport, bashkimi me një klasë stërvitore ose thjesht një shëtitje në mbrëmje mund të jetë terapeutike.

Peshqit

Ju vazhdoni të endeni pa qëllim. Qëndroni në heshtje dhe lidhuni me intuitën tuaj. Pyesni veten se çfarë doni vërtet nga jeta. Përgjigjja do t`ju befasojë. Besojini instinkteve tuaja për motivet e një personi. Nëse dikush ju ofron një punë ose kërkon të bashkëpunoni në një projekt, duhet ta pranoni sfidën. Do të punoni jashtëzakonisht mirë së bashku, edhe pse metodat tuaja janë krejt të ndryshme.

Author: adrianet