“Do mbusheni me dashuri dhe pasion!”, ja shenja që do bekohet nga FATI sipas Jorgo Pullës

Dashi– Kjo ditë do të jetë e mbushur plot energji pozitive, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurt 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten..

Demi– Dita do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Jeni të dashuruar dhe nuk do të arrini që t’i fshihni ndjenjat. Ky është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj sentimentale dhe profesionale. Në ditët në vijim, mund të përballeni me disa të papritura.

Binjakët– Do të keni ndjesinë sikur ju ka humbur diçka. Por gjithsesi Jupiteri ju këshillon që të relaksoheni. Keni nevojë për ndjenja të bukura dhe pozitive, por këtë periudhë keni qenë të largët dhe të përhumbur. Puna do të ecë më së miri, dhe rezultatet do të vijojnë në rritje.

Gaforrja– Do të përballeni me disa problematika që do t’ju rëndojnë në jetën e përditshme. Do të jeni tejet të thelluar lidhur me situatat dhe personat që ju rrethojnë. Do të karakterizoheni nga një energji e pashtershme dhe për këtë arsye do të arrini të konkretizoni një proces të rëndësishëm.

Luani– Duhet të përfundoni ato që keni lënë përgjysmë. Keni një dëshirë të madhe për të dashuruar! Do përjetoni një sukses të rëndësishëm, të cilin e kërkonit prej kohësh. Do e ndjeni veten të vënë në lojë, por shpesh do të përfshiheni nga gjendje ankthi. Kjo është dita kur duhet të besoni më shumë tek vetja.

Virgjëresha– Hëna do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë. Nuk e pëlqeni rrëmujën dhe kjo gjë bën që të mërziteni me veten ose me personat që ju rrethojnë. Në këtë periudhë duhet të vlerësoni më mirë edhe miqësitë. Në dashuri nuk duhet ta hapni zemrën qysh në takimet e para. Ndërsa në punë, do të filloni të shijoni kënaqësitë.

Peshorja– Duket se do të nisë një betejë e vërtetë në jetën tuaj. Kjo ditë do të shënojë fillimin e një periudhe mjaft të veçantë. Në raportin në çift dhe në familje, parashikohen një sërë tensionesh. Mjafton të shfaqni një sjellje korrekte në dashuri dhe të tregoheni sa më të përgjegjshëm. Duhet të merrni vendime të prera lidhur me atë që vërtetë kërkoni.

Akrepi– Do të jeni të mbushur gjithë dashuri dhe pasion, duke pasur një ditë mjaft pozitive. Megjithatë me ndikimin e Marsit në shenjë, do të përfshiheni në një moment konfuzioni, duke kaluar nga lumturia në trishtim dhe demotivim. Vijoni rrugën tuaj. Edhe projektet e punës do të ecin më së miri.

Shigjetari- Duhet të prisni fundin e muajit për të gjetur ekuilibrin. Fatkeqësisht jo gjithmonë zgjedhjet tuaja varen vetëm nga ju. Megjithatë një qiell mjaft pozitiv, do të favorizojë sferën profesionale. Dashuria ecën më së miri, me ulje-ngritjet e zakonshme, por në fund të fundit në ekuilibër.

Bricjapi– Qëndroni të qetë dhe ecni sa më shumë të mundni. Nëse ju është fiksuar një ide në kokë, do të bëni të pamundurën për ta realizuar. Kjo ditë do të jetë mjaft e veçantë, ku do të keni dëshirë për të ndryshuar një sërë gjërash në jetën tuaj. Vendimi për t’u shkëputur nga një punë, mund të jetë vërtetë i rrezikshëm, ndaj reflektoni mirë.

Ujori– Ruani qetësinë dhe ekuilibrin në komunikim. Do të dalin në pah disa probleme të cilat mund të mbahen në kontroll vetëm duke e mbajtur zërin të ulët. Qielli parashikohet mjaft i favorshëm gjatë kësaj dite. Ndryshimet e bëra disa javë më parë, po japin rezultate të favorshme në punë.

Peshqit– Ndikimi i Hënës, Venusit dhe Marsit do e bëjnë këtë ditë mjaft të luhatur. Kjo do të thotë që humori është i më i miri i mundshëm, por nuk do të mungojnë rastet për të rënë në sy. Do të përfshiheni në projekte të reja, ndaj mos u ndalni! Këshillohet që t’i kushtoni më shumë kohë familjes.

Author: sirod