Do te keni disa ide të mrekullueshme për të bërë më shumë para!/ Horoskopi i Paolo Fox 19 tetor 2022

Dashi

Ju jeni të vendosur të merrni atë që dëshironi, edhe nëse kjo ju bën të papëlqyeshëm. Ndjekja e dëshirës së zemrës suaj ju çon drejt romancës. Nëse jeni vetëm, do të tërhiqni disa admirues. Mos u lidhni një ish të mikut tuaj. Kjo do të krijojë komplikime stresuese. A keni një partner? Kaloni disa momente private së bashku në një vend të qetë ku mund të përqendroheni plotësisht tek njëri-tjetri.




Demi

Një vendim i padrejtë në punë po rëndon mbi ju. Në vend që t`i kundërviheni autoritetit, bëni një tërheqje strategjike. Dilni me miqtë dhe argëtohuni. Largojeni mendjen nga puna. Miqtë do t’ju inkurajojnë të braktisni një plan që duket se nuk do t`ju çojë askund. Duke filluar biznesin tuaj, do keni edhe të ardhura më të mira edhe më shumë kohë të lirë. Kërkoni të kënaqni veten, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Binjakët

Nëse keni mungesë njohurish kritike, bëni një kurs të avancuar. Studimi me një mësues do të jetë diçka e këndshme. Ju do të frymëzoheni për të punuar më shumë se kurrë. Studimi me orë të gjata dhe zvogëlimi i jetës suaj sociale do t’ju ndihmojë. Mos u përfshini në diskutime rreth politikës, kulturës apo fesë. Ndryshoni subjektin sa herë që hapen këto tema. Mund të largoheni edhe nga dhoma. Shmangini probleme.

Gaforrja

Hyrja në një garë do të jetë shumë zbavitëse. Jeni në avantazh nga konkurrentët e tjerë. Edhe nëse nuk fitoni ndonjë çmim të rëndësishëm, do mësoni disa gjëra me vlerë. Jini të hapur për të mësuar nga konkurrentët e tjerë. Dikush po ju detyron t`i ktheni mbrapsht dashurinë. Jini të ndershëm në lidhje me ndjenjat tuaja. Sa më shpejt t`i saktësoni gjërat, aq më mirë. Nuk keni përse të ndiheni fajtorë.

Luani

Ju e thithni informacionin si një sfungjer. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të fituar aftësi jetësore, si në gatim, riparim makinash ose kontabilitet. Le të bëni gabime, mos u frikësoni. Durimi dhe këmbëngulja juaj do të paguhen. Miku juaj më i mirë ose partneri romantik ndjehet i kërcënuar nga interesi juaj i ri. Nuk ka asnjë arsye për të qenë. Marrëdhëniet e shëndetshme e lejojnë çdo partner të ketë hobi të ndryshme. Bëni atë që ju bën të lumtur.




Virgjëresha

Një bisedë stimuluese ju ngazëllen. Është e mrekullueshme të flisni me dikë që ju admiron dhe kupton. Ndjekja e një udhëtimi të shkurtër këshillohet fuqishëm. Do keni disa lajme zhgënjyese që do rrëzojnë besimit tuaj. Mos e merrni këtë refuzim si personal. Ka pasur ca faktorë të padukshëm që u përzgjodh një kandidat më pak i talentuar se ju për një punë. Ju do të gjeni një pozitë shumë më të kënaqshme në qoftë se qëndroni pozitivë për perspektivat tuaja.

Peshorja

Ju keni ide të mrekullueshme për të bërë më shumë para. Fillimi i një biznesi ose puna në bazë komisionesh do të përmirësojë të ardhurat tuaja. Çdo punë që ka lidhje me talentin artistik do të japë fryte. Kur bëni atë që doni, paratë do të pasojnë. Dikush do të përpiqet t`ju bëjë me faj për diçka. Nuk ka asnjë arsye përse të ndiheni keq për vendimet tuaja. Nuk është e shëndetshme që vazhdimisht të ndikoheni nga të tjerët, veçanërisht kur jeni të shqetësuar për lumturinë tuaj. Ndiqni zemrën. I detyroheni kaq vetes .

Akrepi

Ju jeni të etur për të hyrë në një territor të panjohur. Edhe pse një partner romantik do t’ju mbështesë, familja juaj nuk do. Injoroni paralajmërimet e një të afërmi. Nëse i afroheni ëndrrës tuaj me zell dhe optimizëm, fitorja është e garantuar. Njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë vendosmërinë tuaj. Sa herë që keni nevojë për inkurajim, kthehuni te dashuria juaj. Mos u ndjeni të detyruar të ndani planet tuaja me të tjerët.

Shigjetari

Besojini intuitës suaj për një çështje private. Njerëzit do përpiqen t`ju ndokojnë. Dëgjoni zemrën edhe nëse kjo do të thotë t`i japësh fund një pune apo marrëdhënieje. Dikush do t`ju provokojë në mediat sociale. Mos u bëni karrem. Më mirë mos u përgjigjni. Heshtja juaj do të vlerësohet nga shumë njerëz. Edhe nga ky njeriu ngacmues.




Bricjapi

Njerëzit ju adhurojnë ose ju refuzojnë. Këto dy mundësi janë. Kjo ndodh kur je vizionar. Ata që ndajnë të njëjtin qëndrim prej optimisti me ju, do t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime të mëdha në një organizatë. Të tjerët përpiqen të bllokojnë punën tuaj. Ju vazhdoni punën ashtu siç dini dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Ujori

Do të merrni vendime më shumë për arsye praktike, sesa për pjesën sentimentale. Dikush ju akuzon se jeni i pabesë dhe bën gabim. Rezistojini tundimit për të nxjerrë jashtë një koleg të zhurmshëm. Ruani qetësinë dhe shpjegohuni. Nëse duan informacione që përfshijnë punën, jini të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë. Fshehja e fakteve do të dëmtojë reputacionin tuaj.

Peshqit

Dhënia e një kursi ose autoriali ndaj një nxënësi do të jetë shpërblyese. Do jetë kënaqësi e madhe për ju të shikoni studentët tuaj të lulëzojnë. Edhe njerëzit e ndrojtur, në grupin tuaj do të ndihen shumë më të sigurt. Kjo sepse ishit ju që i zbuluat talentet e fshehura. Injorojeni presionin burokratik për të plotësuar disa detyra. Ju keni mënyrën tuaj të të bërit të gjërave. Dhe kjo mënyrë është jashtëzakonisht efektive. Së shpejti, kolegët do të kopjojnë metodat tuaja në vend që t’i kritikojnë ato.

Author: adrianet