
Rruga që lidh Spitallën dhe gjithë qytetin e Durrësit me zonën e Porto Romanos, Sektorin “Rinia” dhe fshatrat e tjerë përreth është një rrugë relativisht e re. Megjithatë, krahas amortizimit, rruga është kthyer edhe në rrezik për banorët e zonës ku kalon, pasi nuk ka as ndriçimin e nevojshëm dhe as sinjalistikën e duhur. Banorët shprehin shqetësimin e tyre, pasi nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve atje. Por, pavarësisht apelit të përsëritur, gjendja e rrugës nuk ka ndryshuar.