Dy “Italianë” në finale: pse-në e dimë të gjithë

Big Brother ka rrëmbyer interesin e publikut prej katër muajsh dhe jo më kot. Jo më kot sepse ai është një pasqyrë e karaktereve Shqiptare.

Një reflektim i shkurtër, të bën të mendosh se në finale kemi dy “Italianë”, dy njerëz që janë rritur dhe edukuar në Itali. Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani. Pse?!

Sepse ne nuk na pëlqen si jemi dhe çfarë individësh prodhojmë si shoqëri. Lajmi i mirë është se ne dimë ta dallojmë të mirën. Kjo do të thotë se ende ka shpresa.

Beniada Nishani: Është vajza që nuk ka kërkuar kurrë të bëjë poza karakteriale, karakteristikë që shumë rralë e gjen nëpër Shqiptarë. Flet kur mendon se ka diçka që nuk shkon dhe nuk ndikohet nga reagimet. Di të argëtohet, qesh, debaton pa u sherrosur, pa ofenduar.

Është në gjëndje të gëzojë për tjetrin, është Italiane me pak fjalë. Ajo është rritur andej. Ndërsa Iliri është shkolluar në Shqipëri por kulturën e punës e ka Italiane. Dhe kjo i ndihet, publiku ia vlerëson.

Të gjithëve na pëlqen Beniada dhe Iliri. Dy Shqiptarë që janë rritur dhe jetojnë në një shoqëri e ndryshme nga e jona. Të tjerët, i kemi prodhuar vet kështu siç i shohim dhe nuk i preferojmë. Diçka duhet të ndryshojë.

Author: admin