Eklipsi diellor i tetorit sjell ndryshime, si do të ndikojë te disa shenja te horoskopit

SIGN IN
Welcome!Log into your account
your username
your password
Forgot your password?
PASSWORD RECOVERY
Recover your password
your email

Home Astrologji
Astrologji
Eklipsi diellor i tetorit sjell ndryshime, si do të ndikojë te disa shenja te horoskopit
By pasqyra -October 17, 20222

PROMOTED CONTENT

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
Prostex

Një zgjidhje pak e ditur për të eleminuar variçet
Varydex
Eklipsi diellor i cili do të ndodhë më 25 Tetor 2022 konsiderohet astrologjikisht një ngjarje e rëndësishme që sjell ndryshime të shumta.

Dielli hyn në shenjën e Akrepit më 23 tetor dhe do të jetë aty deri më 21 nëntor. Kjo periudhë do të jetë shumë e fuqishme dhe do të vini re shumë ndryshime në jetën tuaj. Eklipsi i fundit i vitit ishte eklipsi hënor në shenjën e Akrepit më 15 maj.

Megjithatë, duke qenë se eklipset ndodhin tek Demi dhe Akrepi, do të ketë ndryshime që përfshijnë para, përgjegjësi, xhelozi dhe sekrete tek të gjitha shenjat e zodiakut.

Akrepi

Potenciali juaj krijues dhe intuita do të shtohen dhe do t’i shijoni ato. Vendimet që merrni gjatë eklipsit do t’ju çojnë një hap më afër vetë-realizimit.

Shigjetari

Ju filloni të shihni se sa shumë ju ka formuar fëmijëria juaj në personin që jeni sot. Ju mund të vini në dyshim bindjet, zakonet dhe opinionet tuaja të vjetra, të cilat janë rezultat i edukimit tuaj. Kur i shihni gjërat realisht, do të bëheni më të vetëdijshëm se kush jeni në të vërtetë dhe do të fitoni besim të ri.

Bricjapi

Disa gjëra të mrekullueshme janë përpara jush dhe do të takoni njerëz të mirë. Përqendrohuni në mbështetjen e miqve tuaj. Komunikimi në të gjitha format, madje edhe përmes rrjeteve sociale, do të shënojë 6 muajt e ardhshëm të jetës suaj. Në këtë periudhë, ju mund të mësoni diçka të re, e cila do të përmirësojë shanset tuaja për të gjetur një punë të re.

Ujori

Paratë do të jenë shqetësimi juaj kryesor dhe do jeni të fokusuar në rritjen e të ardhurave. Shmangni shpenzimet e pamatura dhe mendoni për kursimet. Përdorni dinamizmin tuaj për të gjetur një burim të ri të ardhurash. Sa më shumë burime parash të gjeni, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj.

Peshqit

Ky është shansi juaj për të zgjedhur se ku dëshironi të shkoni nga kjo pikë. Intuita juaj e rritur do t’ju lejojë të ndjeni të gjitha pengesat që mund t’ju dalin. Besojini shpirtit tuaj dhe kjo mund t’ju çojë drejt suksesit. Eklipsi do të ketë një efekt të fuqishëm në emocionet tuaja dhe do t’ju japë forcë për të hequr dorë nga disa kufizime, dyshime dhe frikëra të së kaluarës. Do të bëheni më të vetëdijshëm për forcën tuaj të brendshme dhe potencialin e plotë.

/e.d

Author: info