Horoskopi i datës 23 qershor 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të hapur dhe të gatshëm për të bërë edhe gjëra ndryshe nga më parë. Jupiteri, por edhe planetët e tjerë do ua bëjnë çdo moment të jashtëzakonshme ju të dashuruarve. Ata do krijojnë mundësitë e duhura që të shijoni darka romantike me atë që keni në krah. Të dy palët do i shprehni pafund ndjenjat. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do i pranoni këshillat e kolegëve dhe do jeni të gatshëm të bashkëpunoni me ta për të arritur edhe më lart. Dita e sotme do jetë goxha e favorshme cilido qoftë sektori ku punoni. Buxhetin do e keni nën kontroll gjithë kohës dhe nuk do ndesheni me probleme.

Demi

Mundohuni të shmangni me çdo kusht konfliktet në çift gjatë kësaj dite sepse përndryshe do përballeni me probleme serioze. Nëse keni një lidhje asgjë nuk ka për t’iu ndodhur dhe do kaloni një ditë plotësisht të qetë. Më mirë kështu sesa të lumturoheni një çast dhe të vuani një çast tjetër. Ju beqarët do realizoni njohje të reja gjatë darkave tek miqtë. Sot vetëm flirtoni dhe joshni, mos hidhni hapa më shumë. Në punë nuk do ngurroni as të sakrifikoni kohën tuaj të lirë për ta përfunduar një detyrë që keni nisur. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat. Gjendja do përmirësohet tej mase.

Binjakët

Në disa momente do ju ngrihen nervat sot, por menjëherë më pas do qetësoheni dhe do reflektoni. Nëse jeni prej kohesh në një lidhje do keni një ditë të bukur dhe një mbrëmje romantike. Emocionet do jenë më të forta edhe nga sa kishit menduar. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe do bëni disa gabime të pafalshme. Çdo gjë do ketë pasoja tek e ardhmja. Në punë mosmarrëveshjet kanë për të qenë të mëdha me kolegët dhe këto gjëra nuk do ju lënë të qetë të vazhdoni atë që keni nisur. Nëse me financat do tregoheni të kujdesshëm dhe të arsyeshëm nuk do iu ndodhë asgjë e keqe.

Gaforrja

Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për çdo fushë të jetës. Nëse keni një lidhje, yjet do iu sjellin paqen dhe qëndrueshmërinë në jetën tuaj. Do ja kaloni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Ju beqarët duhet të tregoheni të kujdesshëm me personat që do takoni sepse mund të jenë gënjeshtarë. Në punë jo vetëm që gjithçka do ju realizohet sipas planeve, por mund të nënshkruani edhe kontrata të reja me shumë interes. Financat do jenë të mbrojtura dhe nuk do ju dalë as problemi më i vogël.

Luani

Dita e sotme nuk ka për të qenë e lehtë për ju. Në shumë momente madje do jeni në dyshim për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit nuk duhet t’i neglizhoni as detajet më të vogla të jetës tuaj në çift sepse ato mund të ndryshojnë gjithçka. Ju beqarët që jeni prej kohës në pritje të ndjesive të forta, sot do keni ditën tuaj më me fat. Çdo gjë ka për të ndryshuar njëherë e mirë. Në punë asgjë nuk do ju trembë megjithatë do preferoni të prisni edhe pak kohë para se të ndërmerrni hapa gjigande. Për financat do përkujdeseni tej mase dhe nga ana tjetër do jeni edhe me shumë fat.

Virgjëresha

Nëse vazhdoni me kokëfortësinë tuaj sot do futeni në telashe më të mëdha. Mundohuni të jeni më të arsyeshëm. Ju që keni një lidhje duhet të bëni më shumë lëshime ndaj partnerit tuaj nëse doni që marrëdhënia me të të përmirësohet. Po kërkuat secili me kokëfortësi që të dalë e juaja nuk keni për të shkuar askund. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni të sinqertë me personat që do takoni sepse po gënjyet do lëndoheni dhe do vuani më pas. Në punë në formë të përkryer dhe asgjë nuk do ju duket e vështirë. Do i realizoni detyrat një e nga një. Në planin financiar fati do iu buzëqeshë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni paksa më kritikë për veten dhe do ju duket sikur deri më sot keni bërë gabime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë pozitive kjo e sotmja. Do keni një komunikim të ngrohtë me atë që keni në krah dhe nuk do debatoni për asgjë. Nëse jeni beqarë duhet të bëni shumë kujdes me disa persona që do iu joshin sepse nuk do jeni aspak ashtu si do e tregoni veten. Në punë do merrni kritika nga kolegët, por në të mirën tuaj. Ato do ju ndihmojnë të rregulloni situatën në të cilën ndodheni. Jupiteri do jetë planeti që do ndikojë negativisht tek financat dhe mund të sjellë goxha tronditje.

Akrepi

Herë pas here do ndiheni të mërzitur gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Për ju të dashuruarit ka rrezik që të ketë disa probleme të vogla në jetën tuaj dhe herë pas here do debatoni me atë që keni në krah. Në mbrëmje gjithçka do ndryshojë falë ndikimit pozitiv të yjeve. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante të cilat shpejt do shndërrohen në lidhje afatgjata. Jeta profesionale do jetë e suksesshme pavarësisht pengesave që do ju dalin ju do arrini atje ku e kishit programuar. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja ka për t’u stabilizuar paksa.

Shigjetari

Plutoni dhe Luani do ju turbullojnë mendimet gjatë kësaj jave dhe ne disa momente nuk do dini as nga t’ia mbani. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të ndryshme dhe herë pas here të çuditshme. Në disa momente do dashuroheni si asnjëherë tjetër e në disa të tjera nuk do dini se çfarë të bëni me atë që keni në krah. Ju beqarët duhet ta lini zemrën të flasë dhe të mos ecin me llogari. Në punë nuk do ju mungojë motivimi megjithatë do e keni të vështirë të arrini qëllimin që do i vini vetes. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment dhe situata nuk do ketë asnjë problem.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do keni imagjinatë të zhvilluar dhe çdo gjë ka për t’iu ecur në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë fantastike. Në çdo moment keni për t’u ndier mirë me atë që keni në krah dhe nuk do doni të qëndroni shumë kohë larg. Ju beqarët do jeni sensuale pafund dhe do arrini të bëni për vete cilindo që do pëlqeni. Në punë ka mundësi t’iu bëhet një propozim i rëndësishëm. Pranojeni sepse ju mund të arrini gjithçka brenda një periudhe të shkurtër. Financat do jenë të mira, por nëse tregoheni impulsivë situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Nëse prisnit që gjërat të ndryshonin për mirë gjatë kësaj dite gjithçka do ju realizohet. Për ju që jeni në një lidhje mund të ketë disa probleme. Nuk do merreni dot vesh me njëri-tjetrin dhe nuk do bëni aspak lëshime. Nëse jeni beqarë nuk duhet të ëndërroni shumë gjatë kësaj dite sepse në një moment apo në një tjetër mund të zhgënjeheni pafund. Në punë do gjendeni shpesh para zgjedhjeve të vështira dhe nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Këshillave të familjarëve ua vini veshin me kujdes. Perspektivat financiare do jenë goxha të mira.

Peshqit

Do zgjidheni me optimizëm dhe humor të mirë gjatë kësaj dite. Çdo gjë do ju duket e realizueshme dhe do jeni edhe më shprehës. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e bukur dhe me diell. Do ndiheni për mrekulli pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët nuk do doni të bëni ndryshime në jetën tuaj sentimentale edhe pse mundësitë do i keni të mira. Në punë do ndiheni të pakënaqur me rezultatet që do arrini dhe mund të shtoni përpjekjet. Shefat do ju përgëzojnë pafund. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe problematike. Kujdes! /dritare.net

Author: admin