Horoskopi i datës 26 prill 2022 nga Astrologja Franceze Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Disa tronditje të vogla financiare mundet t’ua turbullojnë pak jetën gjatë kësaj dite, megjithatë nuk mund të themi se do përballeni me probleme serioze. Saturni do pushoje së influencuari në jetën tuaj në çift. Ambienti do fillojë të ngrohet dhe bashkëpunimi do forcohen ndërmjet jush. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë mjaft. Mundësitë për aventura do jenë të shumta, por mund të keni edhe mundësi për lidhje serioze. Në punë do finalizoni një projekt të nisur më parë dhe do keni argumente të forta për të marrë atë që kërkoni. Financat do jenë të shkëlqyera. Bëni shpenzimet që keni planifikuar dhe shlyejini borxhet që kishit.

Demi

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Në disa raste do ndiheni nën presion sot për të bërë më të mirën e mundshme. Mundet edhe të lodheni pak, por do arrini atë që dëshironi. Për jetën sentimentale do jetë ditë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe magnete të vërtetë. Askush nuk do kalojë pa i hedhur njëherë sytë nga ju. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni sa më shumë këtë klimë. Në punë keni për t’u përballur me sfida të forta, por asgjë nuk do ju duket e papërballueshme. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të kryeni një shpenzim duhet t’i bëni mirë llogaritë.

Binjakët

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Sot do jeni të frymëzuar dhe me shumë ide të mira në mendje. Do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të bëni atë që ëndërroni aq shumë. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur edhe më shumë atmosferën. Ju beqarët do mund të gjeni gurin e çmuar, por duhet të bëni kujdes pasi ai duhet mbajtur me kujdes që të mos thyhet ose që dikush tjetër të mos ua rrëmbejë nga duart. Në punë do merrni një informacion sekret që do ju ndryshojë gjithë rrjedhën e gjërave. Gjithçka ka për të qenë në favorin tuaj. Edhe për financat do jetë ditë pozitive kështu që duhet të shfrytëzoni rastin për të bërë ndonjë investim.

Gaforrja

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Nëse mendoheni disa herë para se të veproni nuk do mund të bëni gabime sot. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri do krijoje të gjitha kushtet e nevojshme që ju dhe partneri të dialogoni sa më mirë me njeri-tjetrin. Mos e privoni veten nga asgjë dhe merrni të gjithë kohën e nevojshme për te diskutuar. Nëse jeni vetëm pritet të keni një takim të rëndësishëm. Sido që të jetë mos u nxitoni për të marrë vendime. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do ndaleni para asnjë sfide. Do i mbroni idetë tuaja edhe sikur të gjithë t’iu vihen kundër. Nëse nuk bëni shumë shpenzime nuk do keni asnjë problem as në planin financiar.

Luani

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Do jeni shumë bujarë sot me të gjithë dhe do i shihni gjërat pozitivisht. Në fakt mirë është që në çdo moment të ruani pak një hije dyshimi në mënyrë që mos lëndoheni më pas. Nëse keni një lidhje Saturni do kujdeset për jetën tuaj sentimentale. Nuk do jeni më ëndërrimtarë si dikur dhe kthimi në realitet do ju bëjë mirë. Mund të zbuloni edhe një anë tjetër pozitive të partnerit që as e dinit se ai mund ta kishte. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë shumë të madhe. Në punë do i mahnitni të gjithë me vendosmërinë dhe këmbënguljen. Prezenca e Marsit tek qielli juaj do jetë goxha e dobishme për financat dhe ato do të përmirësohen.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Për shkak të vënies përballë të Mërkurit me Urani sot do kërkoni shumë më shumë nga të tjerët dhe nuk do jepni asgjë nga vetja. Ky do jetë një gabim. Nëse jeni në një lidhje do keni më shumë nevojë se kurrë për siguri dhe qëndrueshmëri. Flisni hapur me partnerin dhe ai do dijë si t’ua plotësojë çdo dëshirë. Ju beqarët do keni disa takime, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapat e mëdha. Kohën e lirë më mirë ta kaloni me miqtë në mënyrë që të mos mërziteni. Në punë do kërkoni gjithë kohës ndihmë nga kolegët dhe do ju duket sikur ata e kanë për detyrë t’iu rinë nga pas. Mos e teproni sepse keni për t’i humbur edhe ata. Buxheti nuk do jetë as i keq as i shkëlqyer. Vazhdoni gjithsesi të tregoheni të kujdesshëm.

Peshorja

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plot optimizëm. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e jashtëzakonshëm. Do dashuroheni si të çmendur me partnerin dhe do ju duket shpesh vetja si mbi re. Edhe ju beqarët do përjetoni emocione nga më të veçantat dhe pse jo mund të filloni edhe lidhjen e ëndërruar. Në punë, projekti që keni nisur do kërkojë shumë nerva dhe këmbëngulje. Jepni më të mirën nga vetja sot që të përfitoni shumë herë më shumë nesër. Buxheti nuk do jetë i keq, por për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do ju duhet të kryeni, gjendja mund të destabilizohet.

Akrepi

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë gjithë kohës do doni të ndikoni mbi të tjerët sot dhe herë pas here do këmbëngulni të dalë e juaja. Kujdes sepse kjo nuk do i pëlqejë të tjerëve. Pasioni do mungoje sot ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite megjithatë nuk do keni probleme apo debate me partnerin. Ndonjëherë gjerat duhen marre me qetësi te plote. Beqaret do kenë një dite pozitive dhe do realizojnë disa takime te veçanta. Në pune do vazhdoni me shumë qetësi ato që keni nisur dhe nuk do keni aspak probleme. Mirë është të mos dorëzoheni sido që t’iu vijnë punët. Buxheti mund të ketë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve që do ju duhet të kryeni për shtëpinë apo për çështje shëndeti.

Shigjetari

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Zgjidhi juaj sot do jetë shumë i veçantë dhe zemra do ju rrahë akoma më fort se më parë. Do jeni vërtet me shumë fat. Ju të dashuruarit duhet të jeni ne çdo moment të arsyeshëm dhe vigjilentë sepse në të kundërt mund t’iu lindin probleme të mëdha me partnerin. Nëse jeni ende beqarë duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi që do iu jepet për takime sepse sot mund të jetë dita juaj. Në punë herë pas here do ju dalin edhe pengesa dhe vështirësi megjithatë gjërat do normalizohen shpejt falë mbështetjes së kolegëve. Buxheti ka për të qenë shumë më i mirë nga sa ju e kishit menduar gjithë këto kohe kështu që mund t’i kryeni pa problem investimet e nevojshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Ka mundësi që sot në shumë momente të ndiheni të mërzitur dhe të mos keni dëshirë për të bërë asgjë. Fatmirësisht planetët nuk do ju lënë në baltë dhe mund të ndryshojnë gjithçka. Ju të dashuruarit, për njëherë të vetme do e lini veten të lirë dhe do i shprehni ndjenjat tuaja pa menduar si do i presë partneri. Do keni edhe kurajë të flisni shumë hapur. Ju beqarët do keni ndryshime dhe takime, por nuk duhet të premtoni asgjë pa qenë të sigurt. Në punë hapat që do hidhni mund të mos ju çojnë atje ku kishit menduar dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq. Nëse sapo keni filluar një punë të re tashmë gjërat do ju ecin qetësisht. Në planin financiar do keni mundësi të mira për të përmirësuar buxhetin. Tregohuni edhe më të kujdesshëm me shpenzimet që bëni.

Ujori

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Herë pas here do gjendeni në situata të sikletshme sot dhe nuk do dini çfarë të bëni. Mërzitja do mbizotërojë në shumicën e ditës. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni me çdo kusht të ruani stabilitetin në jetën tuaj. Do bëni lëshime dhe do sakrifikoni pak lirinë tuaj në mënyrë që të arrini atë që doni. Ju beqarët, falë influencës së Hënës do përjetoni emocione të reja. Disa nga ëndrrat tuaja më në fund do të bëhen realitet. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën. Në punë do keni detyra të vështira, por kjo nuk do të thitë që të dorëzoheni menjëherë. Bëni pak më shumë kujdes nga zilia e kolegëve. Për sa iu përket financave gjendja do jetë më e qëndrueshme pasi do jeni shumë të motivuar për të bërë më të mirën.

Peshqit

Horoskopi i datës 1 shkurt 2022 nga Christine Haas

Buxheti do luajë rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite. Herë do ndiheni mirë, por herë do jeni edhe nervozë. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka pasur tronditje, bëni të pamundurën për të zgjidhur gjithçka. Flisni me partnerin për çdo shqetësim apo problem dhe keni për ta parë se gjërat do shkojnë mirë. Ju beqarët do jeni shumë këmbëngulës në kërkimin e dashurisë. Nuk do jeni të fiksuar pas pamjes së dikujt pasi më shumë rëndësi do ketë njeriu. Ka mundësi të gjeni dikë të së njëjtës klasë sociale. Në punë, më në fund do vini një zbatim njohuritë e marra më parë dhe do ndiheni edhe më mirë me veten. Falë Merkurit do ketë përmirësime të ndjeshme të financave. /dritare.net

Author: admin