Horoskopi i muajit qershor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

BINJAKËT: Të gjitha marrëdhëniet profesionale janë të rëndësishme. Më në fund, në këtë periudhë keni mundësinë të bëni atë që ju pëlqen. Janë të favorizuar sidomos studentët dhe ata që duan një të ardhme më të mirë. Ata që mundohen prej vitesh për të arritur një pozicion, më në fund do të kënaqen.

Ata që janë të lidhur mendojnë për një shtëpi të re, të jenë më pranë vendit të punës, ose të përmirësojnë jetën. Kjo është periudha e duhur nëse doni të ndryshoni diçka. Shenja juaj favorizohet në datën 14 nga Hëna dhe Marsi.

Qershori favorizon kurat afatgjata. Nga data 11, deri në fund të muajit, do të përjetoni ditë interesante. Duhet të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe optimistë. Kërkoni gjithmonë stimuj të rinj, do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

GAFORRJA: Qershori paraqitet intrigues dhe interesant. Do të vëreni një ndryshim të madh te vetja, që nga dëshira për të vepruar, e cila është rikthyer. Ndoshta prej shumë muajsh, madje edhe vitesh, jeni munduar të mos flisni, vetëm nga frika se mos gaboni apo krijoni konflikte. Disa situata do të sqarohen së shpejti, tregohuni të duruar.

Do të përjetoni emocione dhe fitore për sa u takon çështjeve të zemrës, sidomos nga datat 11-13. Çiftet do të kenë më shumë projekte, por është muaj i favorshëm edhe për ata që duan dhe mund të kenë një fëmijë. Çiftet që kërkojnë shtëpi janë më të favorizuara gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar. Do t’ju rikthehet siguria, pasi është periudhë e rëndësishme për të gjitha lidhjet.

Fakti që në qershor mund të thoni atë që mendoni dhe mund të çliroheni nga një barrë, ju ndihmon të harroni lodhjen dhe sëmundjet psikomatike që mund t’ju kenë shkaktuar probleme në të shkuarën. Nga data 21 do të keni më shumë energji. Datat 29 dhe 30 janë të veçanta për kura, terapi dhe për t’u ndier më mirë.

Author: admin