Horoskopi i muajit qershor: LUANI dhe VIRGJËRESHA

LUANI: Artizanët ose profesionistët e lirë mund të marrin një propozim. Diçka do të lëvizë, ndonëse nuk jeni plotësisht të kënaqur. Nëse duhet të kërkoni një hua ose kredi, duhet të informoheni mirë. Ata që janë vartës, ose që nuk punojnë më që vjet, mund të përballen me përmirësime.

Ky muaj shton pasionin, sidomos pas ndikimit të Marsit në shenjën tuaj nga data 11. Në raste të rralla do të ketë edhe çifte që do të duan të ndahen. Nga mesi i qershorit mund të merrni frymë të lehtësuar, ose të paktën ta pranoni realitetin ashtu siç është. Lidhjet e reja dhe çështjet e zemrës janë më të favorizuara nga fundi i muajit.

Forma fizike është përmirësuar, ndonëse që nga fillimi i vitit po mundoheni maksimalisht të shmangni tensionet dhe stresin e tepërt. Organizoni diçka të këndshme në fund të muajit. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj nga data 27.

VIRGJËRESHA: Nuk ju mungojnë propozimet, por s’ndiheni të gatshëm të bëni atë që ju kërkohet. Nëse jeni artizan, mund të jeni me vonesë me datat e dorëzimeve, ose duhet të merrni atë që ju takon. Ata që kanë role drejtuese duhet të fillojnë të kursejnë që në qershor. Në 20 ditët e fundit të muajit do të rikthehet një dinamikë e jashtëzakonshme. Periudhë favorizuese edhe për ata që duan të zhvillojnë një ide, por bëni kujdes në datat 9, 10, 16 dhe 17.

Është periudhë vigjilence për çiftet që diskutojnë prej kohësh. Tregohuni të kujdesshëm nëse nuk ju ecin gjërat në dashuri. Nëse ju shtohet largësia dhe mosmarrëveshjet, rrezikoni të ndaheni deri vitin tjetër. Qershori është muaj i favorshëm për ata që janë vetëm. Lidhjet e krijuara tani mund të konsolidohen gjatë tre muajve në vazhdim.

Do ta merrni veten fizikisht pak nga pak. Pas datës 21, ndikimi i Diellit në shenjën tuaj është më i madh. Duhet të bëni kujdes me ushqimin, të kontrolloni mëlçinë dhe pjesën e barkut. Duhet të çlodheni për të shmangur problemet me shëndetin. Në rast problemesh të përsëritura, ju këshillohet t’i drejtoheni një specialisti.

Author: admin