Horoskopi i muajit qershor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI: Ky muaj do të ketë vonesa burokratike për shkak të ndikimit të Jupiterit, por do të ndikojë më shumë te të lindurit në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit. Nuk duhet të dorëzoheni absolutisht, sepse ndikimi i Marsit do t’jua shtojë guximin nga data 11 dhe më datë 14 Hëna do të favorizojë shenjën tuaj. Qershori karakterizohet nga shtimi i energjisë. Nga fundi i muajit do të rifitoni kohën e humbur. Muaj i favorshëm për ata që duan të diplomohen ose të japin një provim deri në verë.

Krizat në dashuri për të lindurit e shenjës suaj shpesh vijnë për shkak të mërzisë ose për mungesë sqarimesh, të cilat kur akumulohen në kohë, shndërrohen në pengesa të pakapërcyeshme. Gjatë dy javëve të para, qershori është muaj kaotik, ndaj të gjithë atyre që krijojnë një lidhje u këshillohet të mos japin maksimumin, pasi mund të mos jetë aq e rëndësishme sa mendoni. Do të përballeni me të papritura në datat 9 dhe 10.

Mund të nervozoheni për shkak të shtimit të shpenzimeve, ose të një kontrate që s’është mbyllur në kohë. Ata që ndihen ende të lodhur e kanë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit, i cili të paktën deri ditët e para të korrikut ju këshillon të shmangni situatat e rënduara.

BRICJAPI: Çështjet profesionale do të zënë vend parësor dhe mund të ndërroni punë në vjeshtë. Ata që duan të hapin një aktivitet nuk duhet të nxitohen, sidomos deri më datë 11. Nëse aktiviteti nuk është më fitimprurës, duhet të përfitoni nga gjysma e dytë e muajit për t’u shkëputur. Ata që presin një vendim gjykate ose një çështje juridike, shumë shpejt do të marrin lajme të mira. Fatlumët do të marrin përgjigje për një kontratë deri në fund të qershorit.

Lidhjet që kanë pasur probleme serioze janë në rrezik këtë muaj. Yjet nuk e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm gjatë dy fundjavave të para të muajit. Edhe ata që dashurohen do të përballen me problematika që lidhen me shtëpinë ose fëmijët. Kujdes me fjalët dhe nervozizmin për shkak të tensionit. Lidhjet e krijuara tani janë më pak të rëndësishme dhe aventurat mund të jenë të rrezikshme.

Kërkoni gjithmonë stabilitet te të tjerët, por si për ironi përballeni shpesh me njerëz të pavendosur. Doni të mbroni ata që kanë nevojë, pasi kështu ndiheni më mirë, por nuk mund të jepni pa marrë kurrë gjë. Qëndroni larg polemikave gjatë fundjavave.

Author: admin