Horoskopi i muajit SHKURT sipas astrologut Paolo FOX/ Kjo eshte shenja qe e ka muajin me te mire

Muaji shkurt për të lindurit në shenjën e Dashit paraqitet mjaft i favorshëm për shkak të pozicionimit të planetëve. Marsi merr rol protagonist dhe fuqizon shumë ndikimin e tij rreth datës 9, duke u ardhur në ndihmë atyre që do të ndërmarrin ndonjë nismë të re apo që presin ndonjë lajm pozitiv. Megjithatë, mos harroni se gjatë pjesa së parë të vitit 2022 duhet të veproni me kujdes, maturi dhe durim, sepse do të gjendeni shpesh përballë sfidave, të cilat tashmë duhet t’i përballoni me një qasje të re, më pak agresive.

Për sa i përket sferës sentimentale, nëse marrëdhënia në çift i ka bërë ballë provokimeve të muajve të fundit, muaji shkurt do të sjellë përmirësim në raport me janarin. Mërkuri, Afërdita dhe Dielli janë në pozicion mjaft të favorshëm. Të lindurit në shenjën tuaj shpesh tërhiqen nga raportet konfliktuale, por gjatë kësaj periudhe është mirë t’i shmangni personat që shkaktojnë probleme.

Duhet ende shumë për të vënë në vijë jetën tuaj, por shkurti do të sjellë një frymë disi më pozitive, sidomos për ata që gjenden në mes dy zgjedhjesh.

Ditët e fundit të janarit mbase kanë qenë mjaft të lodhshme për ju dhe kjo gjendje do të vijojë edhe në fillim të shkurtit. Përpiquni të shmangni lodhjen e skajshme, sidomos rreth datës 12.

Demi

Nuk ndiheni aspak të kënaqur dhe fillimi i muajit shkurt mund të karakterizohet nga tensione të brendshme. Gjatë këtyre ditëve do të lindë një lloj rebelimi brenda vetes suaj që do t’ju shtyjë të mos veproni më siç u pëlqen të tjerëve, të kundërshtoni dhe të ndryshoni. Gjatë 15 ditëve të para të shkurtit nuk këshillohet aspak të ndërmerrni nisma që vënë në rrezik gjendjen ekonomike. Prisni deri më datë 18. Nëse arrini ta shihni të ardhmen me kthjelltësi dhe maturi, veproni. Nëse jo, prisni ditë më të mira.

Dashuria ka konotacion praktik për të lindurit në shenjën tuaj. Jeni romantikë, por këto ditë do të mendoni më tepër për paratë, që do të bëhen shpesh shkak edhe për mosmarrëveshje në çift. Tregohuni edhe më të kujdesshëm sidomos rreth datës 14. Panorama përmirësohet në fund të muajit, kur do të përjetoni emocione të forta.

Ditët e fillimit të shkurtit paraqiten mjaft të rënduara, por mundohuni të mos rraskapiteni dhe të mos ftoheni, sidomos gjatë javës 5-11 shkurt. Pas datës 19 do të ndiheni më mirë dhe me më shumë energji.

Binjakët

Shkurti mund të përkufizohet si një muaj “as i mirë e as i keq”. Nëse do t’ju paraqiten propozime të reja, shkoni deri në fund dhe mos shkaktoni kontradikta. Mbani mend se pjesa e dytë e vitit 2022 pritet të sjellë fryte në sferën financiare. Ndaj, është e udhës t’i futeni punës që tani dhe ta merrni shtruar. Pak dhe saktë, siç thotë shprehja. Gjatë kësaj periudhe shmangni eksperimentet apo projektet e pastudiuara mirë, sepse mund të sjellin pasoja negative me kalimin e kohës. Nëse po kërkoni punë, situata do të vijojë po njësoj. Ndërsa nëse jeni në prag të ndryshimit të vendit të punës, edhe një herë tjetër, do t’ju duhet që t’ia nisni nga e para.

Të lindurit në shenjën e binjakëve që janë detyruar të ndryshojnë vend pune apo banimi për shkak të ndarjeve në çift vijojnë të mbeten në situatë të mundimshme. Çiftet e konsoliduara po përballen së fundmi me ndryshime të ritmit të jetës dhe orareve. Për rrjedhojë, edhe raporti po pëson transformim. Flirtet dhe aventurat e shkurtra janë pozitive se na shtyjnë të njihemi më mirë me veten, por mos u përfshini shumë emocionalisht. E shtuna, datë 17 shkurt, do të jetë si një ditë provimi në sferën sentimentale.

Për sa i përket shëndetit, situata paraqitet disi e trazuar. Ndaj, nuk rekomandohen lëvizjet e shpeshta apo sportet e rënda. Megjithatë, muaji mars do të sjellë përmirësim të ndjeshëm.

Gaforrja

Gjatë muajit shkurt nuk do të jeni të kënaqur me punën që bëni, ose do të detyroheni të përballeni me ndryshime për shkak të politikave të kompanisë ku punoni. Do t’ju duhet t’i përballoni me stil dhe maturi për të mos shkaktuar konflikte. Edhe nëse përfundon ndonjë kontratë, do t’ju paraqiten mundësi të reja pune. Këshillohet që të ruani qetësinë, të mbani në kontroll stresin dhe të prisni ditë më të mira. Rreth datës 12 situata paraqitet edhe më e tensionuar. Nuk do ta keni të lehtë të menaxhoni marrëdhëniet profesionale. Mbase do të ndieni pakëz nostalgji e pendesë, nëse jeni larguar nga një vend pune ku keni punuar për vite me radhë.

Gjatë kësaj periudhë duhet të bëni një përmbledhje të situatës, sidomos nëse keni pësuar zhgënjime në dashuri, apo mbartni ende tensione nga raportet e përfunduara vitin e shkuar. Afërdita në shenjë më datë 10 sjell një frymë pozitive, duke favorizuar ribashkimet ose afrimin e mëtejshëm, por kjo varet edhe nga partneri. Ditët pas 17 shkurtit janë mjaft interesante dhe përmirësojnë ndjeshëm aspektin e ndjenjave. Mundësitë e bashkëjetesës duhen shqyrtuar me kujdes. Nëse keni probleme me ish-partnerin për shkaqe financiare, përgatituni për një betejë ligjore.

Shëndeti është në përmirësim në krahasim me muajin janar. Pas datës 18 shkurt, do t’ju vijë në ndihmë Mërkuri në këtë aspekt. Mbani në kontroll luhatjet e humorit dhe qëndroni pranë njerëzve aktivë dhe optimistë.

Luani

Shkurti nis me tensionet e lindura që në janar. Ndaj, gjatë dhjetëditëshit të parë situata do të jetë ende disi e zymtë. Ndiheni si të çuditshëm, nervozë dhe të pavendosur. Nëse keni bërë ndryshime profesionale gjatë dy vjetëve të fundit, apo nëse keni shitur aktivitetin që kishit, nuk jeni të kënaqur me rezultatin dhe doni të bëni plane të reja. Megjithatë, duhet të veproni në mënyrë të arsyeshme, sepse Jupiteri ju rikujton se investimet me tepri mund të jenë të gabuara. Bëni kujdes maksimal gjatë datave 6 dhe 7 shkurt, sepse mund të hasni polemika apo probleme me rinovimin e ndonjë kontrate. Mund t’ju dalin edhe disa shpenzime shtesë për çështje ligjore.

Tabloja në sferën e dashurisë është disi e trazuar dhe duhet trajtuar rast pas rasti. Për shembull, personat që janë vetëm në këtë periudhë nuk janë interes të kërkojnë dashuri të reja, ose nuk gjejnë një person që u përshtatet. Edhe komunikimi në çift has vështirësi të shumta, për shkak të ndonjë keqkuptimi të mundshëm. Uluni e bisedoni shtruar. Shkëputja nga një histori tejet e komplikuar mund të jetë pikënisja e një jete të re.

Kini kujdes edhe për Shën Valentin. Uroj që partneri juaj ta dijë se nuk e pranoni lënien pas dore në këtë ditë të shënuar. Gjysma e dytë e muajit paraqitet më pozitive.

Muaji shkurt nis me tensione të shtuara, që shoqërohen me nervozizëm dhe ankth deri në mesin e muajit. Situata do të përmirësohet pas datës 18.

Virgjëresha

Shkurti vijon në të njëjtën linjë me janarin. Saturni ka nisur tranzitin, Jupiteri është në pozicion të favorshëm. Mund të hasni disa tensione të lehta vetëm nëse ndiheni të paragjykuar, ose nëse keni marrë përsipër të bëni ndonjë punë tejet të rëndësishme. Kjo gjendje kulmon më datë 9, kur do t’i keni nervat tel. Nuk vihet në diskutim aftësia juaj për të vepruar, apo suksesi në nismat që ndërmerrni, mjafton të keni besim te vetja dhe të shmangni ankthin e pajustifikuar. Në punë do të vini re një përmirësim të marrëdhënieve me të tjerët dhe do të keni rastin të sheshoni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Transaksionet financiare apo shitblerjet e mundshme do të mbyllen me sukses.

Ndërsa sfera e ndjenjave do të jetë e ndikuar mjaft nga faktori kohë. Do të keni më pak kohë për të dashuruar. Nëse keni për të sqaruar një çështje ndjenjash që ka lindur në të shkuarën, situata do të tensionohet sidomos në fundjavat mes datave 16-18 dhe 23-25 shkurt. Pjesa e dytë e shkurtit është më e ndërlikuar edhe në marrëdhëniet familjare të konsoliduara. Megjithatë, jo deri në atë pikë sa të shkaktojnë krisje. Puna e tepërt dhe tensionet në familje mund të përbëjnë problem për raportet në çift. Nuk do të keni kohë as për të marrë frymë, për këtë shkak, do të ndihet mungesa juaj në familje. Shpresoj të keni partnerë që e kuptojnë drejt këtë “lënie pas dore” të paqëllimshme.

Po merreni me shumë gjëra njëherësh dhe stresi është tejet i madh. Për fat, shëndeti paraqitet i mirë, por mos u stërmundoni, pasi mund të keni probleme reumatike apo të sistemit tretë. Thuajini “jo” ankthit!

Peshorja

Muaji shkurt nis më mirë se pararendësi. Yjet janë në pozicion të favorshëm në shenjën tuaj. Nëse drejtoni një ndërmarrje, shqetësimet tuaja kanë të bëjnë me menaxhimin e parasë, pagesën e punonjësve apo marrëveshjet që s’po mbyllen ende. Nëse keni për të kryer rinovime apo firmosje kontratash, këshillohet

që t’i kryeni pas datës 12. Ata që presin një kthesë të madhe në aspektin profesional mund të marrin lajme të mira rreth datave 26 dhe 28 shkurt. Mos u mundoni t’i zgjidhni të gjitha problemet njëherësh! Edhe pse thuajse të gjitha të ardhurat shkojnë për të mbuluar shpenzimet, gjendja është në përmirësim e sipër. Nëse po kërkoni punë, duhet të mjaftoheni me një vend pune me kohë të pjesshme.

Raportet në çift që e kanë kaluar sprovën e janarit tanimë janë më të forta. Në disa çifte ka lindur një ndjenjë konkurrence mes partnerëve për të përcaktuar se cili është më i zoti se tjetri. Një lojë e rrezikshme kjo që shkon përtej batutave të rastit. Disa prej të lindurve në këtë shenjë janë të shqetësuar për faktin se partneri po e lë pas dore familjen dhe e ka mendjen gjetiu. Në këto raste, duhet dashuri, përkëdhelje dhe pasion.

E diela, datë 4 shkurt, do të jetë një ditë e favorshme për pajtime apo takime të reja. Në rastet e çifteve të reja, situata do të stabilizohet gjatë gjysmës së dytë të vitit. Për rrjedhojë, muaji shkurt do të jetë disi i trazuar. Gjysma e dytë e muajit do të jetë premtuese për beqarët që do të tërhiqen mjaft nga të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Demit.

Shëndeti paraqitet shumë më i mirë sesa në muajin janar. Duhet të kujdeseni për organizmin tuaj. Afërdita dhe Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’ju bëjnë të ndiheni energjikë rreth datës 5. Sistemi nervor duhet përforcuar.

Akrepi

Jupiteri në shenjë mbron ndjenjat dhe projektet tuaja, edhe pse ditët e para të shkurtit paraqiten disi konfliktuale. Në fund të janarit mund të keni pasur disa debate. Nëse shefi apo ndonjë koleg është kapur me ju ose ju pengon nismat, do të nxeheni keq gjatë ditëve të para të muajit deri më datë 7. Edhe nëse ju paraqitet ndonjë propozim i volitshëm, mund të keni dyshime brenda vetes. Ata që punojnë në fushën e spektaklit dhe televizionit do të kenë sukses gjatë gjysmës së dytë të muajit. Kurse ata që punojnë si të pavarur do të kenë zhvillime të rëndësishme para datës 12. Interes të veçantë paraqet fundjava mes datave 16 e 18 dhe ditët rreth datës 26. Në fund të muajit mund të siguroni detyra të reja, kontrata apo udhëtime me leverdi. Disa telashe në sferën e ndjenjave në fillim të shkurtit.

Nëse ish-partneri ju hap probleme, ose nëse ju vetë nuk e konceptoni dot jetën pa personin që tashmë është larguar, shkëputuni përfundimisht dhe pritini degët e thara. Çiftet e konsoliduara mund të kenë disa debate për marrëdhëniet prind-fëmijë, apo për çështjet ekonomike. Përpiquni të mos izoloheni nga familja dhe njerëzit që doni. E hëna, datë 19, po ashtu edhe data 26 paraqiten mjaft pozitive. Bisedoni me partnerin për projektet e përbashkëta. Jupiteri në shenjë ju frymëzon dhe ju shtyn të futeni në lojë, nëse jeni të vetmuar.

Sugjerohet që të bëni një kontroll mjekësor rreth datës 16 shkurt, në rast se ndiheni të pafuqishëm. Ata që kanë kaluar probleme të rënda shëndetësore disa vite më parë janë më të guximshëm dhe kujdesen më tepër për organizmin. Flini më shumë gjumë.

Shigjetari

Shkurti është një muaj i karakterizuar nga forca dhe përkushtimi, më tepër në sferën profesionale sesa në dashuri. Me përkrahjen e disa planetëve, do ta keni të lehtë të arrini rezultate pozitive. Edhe nëse do të hasni ndonjë person ziliqar që do të përpiqet t’ju pengojë ose të zërë vendin tuaj, ju do të fitoni çdo sfidë. Yjet ju favorizojnë nëse do të nisni ndonjë projekt të ri ose do të bëni ndonjë propozim. Megjithatë, sugjerohet që të veproni nga data 1-18 shkurt. Ditët pas datës 19 janë të lodhshme, bëni kujdes me ndonjë çështje burokratike apo ligjore. Nëse drejtoni një aktivitet ose keni të bëni me njerëz që nuk shprehen qartë, mund të tensionoheni dhe të ngrini zërin. Mundohuni të mos merrni me vete edhe në punë tensionet që lindin në ambientin familjar.

Gjatë muajit shkurt, sidomos pas datës 10, diçka do të çalojë në aspektin e ndjenjave. Do të kaloni një test mes datave 9 dhe 10 shkurt, po ashtu edhe në datat 16 dhe 17 shkurt, kur gjakrat do të ndizen së tepërmi. Nëse keni probleme të pazgjidhura prej kohësh në çift, mund të lindë një keqkuptim i fortë. Tregoni kujdes maksimal në dashuri, sidomos nëse keni të bëni me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Binjakëve. Ruani gjakftohtësinë në debatet pas datës 19 shkurt, edhe pse mund t’ju duken të sikletshme.

Forma fizike është mjaft e mirë gjatë njëzet ditëve të para të muajit. Stresi arrin majat nga data 19 deri më datë 28. Bëni kujdes me të ftohtin. Përgjithësisht, jeni njerëz optimistë, por mundohuni të shmangni një krizë të lehtë melankolie, që s’e mposhtni dot. Kujdes me lëvizjet e shumta dhe me dëmtimin e ligamenteve!

Bricjapi

Motorët janë ndezur! Disa prej situatave që nisin në fillim të vitit 2022 do të konkretizohen në maj. Kjo do të thotë se gjatë muajit shkurt gjendja do të vijë duke u stabilizuar gradualisht. Ata që drejtojnë ndërmarrje do të gjejnë zgjidhje efikase për të çarë përpara edhe në radhët e konkurrentëve. Ndryshe nga viti i shkuar, ekziston mundësia për arritje të mëdha profesionale, për nisjen e ndonjë projekti të ri, ose për t’u transferuar jashtë vendit. Ndonjë propozim i ri në sferën e biznesit për zgjerim të aktivitetit mund të rezultojë me leverdi.

Dashuria këtë vit do t’u dhurojë Bricjapëve emocione të mëdha. Sigurisht, nëse e dëshironi me shpirt këtë gjë dhe nuk stepeni. Ata që janë të ndarë, do të gjejnë dashuri të reja. Ata që kanë pasur fatin ta gjejnë dashurinë, do të arrijnë tanimë në propozime konkrete. Ky vit mund të jetë viti i martesës, bashkëjetesës, apo lindjes së fëmijëve. Gjithsesi, disa tensione në familje nuk do të mungojnë, por do të zgjidhen shpejt. Keni mundësinë t’u vini theksin projekteve të përbashkëta në çift.

Planetët do t’ju vijnë në ndihmë të zgjidhni një problem shëndetësor, duke iu drejtuar specialistëve dhe duke marrë kurat e duhura. Marsi ju ndihmon të riktheheni në formë të mirë fizike, mjafton të ruani qetësinë. Të lindurit në shenjën tuaj janë të prirur të vuajnë nga reumatizmat apo dhimbjet e shpinës, që me gjasë shkaktohen nga qëndrimi në mënyrë të gabuar.

Ujori

Shkurti është muaji juaj. Dielli hyn në shenjë dhe gjatë ditëve të para shoqërohet edhe nga Mërkuri dhe Afërdita. Në aspektin profesional, Mërkuri do t’ju shtyjë të bëni disa bilance dhe të merrni një vendim të rëndësishëm brenda majit. Për arsye personale ose familjare, do t’ju duhet të rishikoni gjendjen financiare. Mund të gjendeni para situatave të befasishme që do t’ju duhet t’i përballoni. Kujdes se mos hidhni hapa të gabuar sidomos në datat 7, 8 dhe 14 shkurt. Investimet apo nismat ligjore duhen ndërmarrë me shumë maturi.

Shkurti do të nxjerrë në dritë nevojat tuaja të vërteta shpirtërore. Nëse keni fatin të jetoni një raport të konsoliduar, kushtojuni atij pa asnjë kufizim në një prej ditëve më të bukura të muajit, të dielën më datë 4, për shembull. Kujdes dhe maturi me debatet në familje! Viti 2018 shkund gjithçka nga themelet. Si pasojë e zgjedhjeve personale ose të detyruar nga rrjedha e ngjarjeve, do t’ju duhet ta programoni krejt ndryshe ekzistencën tuaj. Kujdes me çështjet e pronësisë, sidomos nëse në familja kanë ndodhur ngjarje të papritura. Nëse jetoni një histori paralele me raportin tuaj në çift, që është ndryshkur me kalimin e kohës, mbase ka ardhur koha për ndryshim.

Gjatë shkurtit do të të vijë inat me veten që nuk arrin të bësh ato që do. Të gjitha alternativat e pazakonta dhe imagjinare ju duken më të pëlqyeshme se monotonia tashmë e padurueshme. Marsi do t’ju ndihmojë të gjeni energjinë fizike. Gjysma e parë e muajit është pozitive. Mos prisni shumë nga një organizëm paksa i lodhur dhe nga një mendje e trazuar nga mendimet e shumta. Bëni një kontroll të mëlçisë rreth datës 23 shkurt. Kujdes me ushqimin!

Peshqit

Kalimi i Mërkurit dhe Diellit në shenjë do të shënojë ngjarje të rëndësishme. Shkurti është një muaj gjatë të cilit mund të arrini rezultate të shkëlqyera. Kjo varet edhe nga puna e kryer gjatë viteve të kaluara. Nëse jeni profesionistë të afirmuar, nuk do ta keni të vështirë të arrini suksesin. Këtë vit keni vendosur të punoni më pak dhe në mënyrë më cilësore, megjithatë, ritmi i punës mbetet i ngjeshur. Nëse keni kaluar ndonjë periudhë krize e mosmarrëveshjesh me ortakë a bashkëpunëtorë, tani do të gjeni sërish mirëkuptimin. Nëse vitin e kaluar keni mbyllur kontrata apo bashkëpunime, do t’ju hapen fronte të reja. Situata financiare paraqitet përgjithësisht më e qëndrueshme.

Në sferën e ndjenjave planetët premtojnë shumë. Mbase ka ardhur koha për t’i treguar rrugën ish-partnerit që nuk dorëzohet dhe për të ndryshuar krejtësisht rrjedhë jete. Po ashtu, disa prej jush gjatë këtij muaji do të mbyllin përfundimisht një çështje ligjore me ish-partnerin dhe do t’i lënë rrugë të lirë dashurive të reja. Afërdita, Jupiteri dhe Neptuni fillojnë të hyjnë në shenjë nga mesi i muajit dhe nxisin fantazi e frymëzime të reja, si për shembull, dëshira për të lindur fëmijë apo për të ndërmarrë hapin vendimtar në çift.

Shëndeti është në përmirësim e sipër. Do të zgjohet brenda jush dëshira për të dashuruar, për të ngritur shtëpi e familje. Jo se nuk keni ambicie, por po kuptoni vlerën e vërtetë të aspektit shpirtëror. Është një vit vendimtar dhe shkurti e mishëron më së miri. Stimuloni interesat kulturore: lexoni, shkruani, krijoni!

Author: admin