Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Binjakët

Shumë nga premtimet e vitit 2022 do të fillojnë të përmbushen për ju në mars, një nga muajt më të mirë të vitit për arritjet në karrierë. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, ju premton mundësitë më të mira të karrierës. Ky vit do të jetë viti i shpërblimeve të mëdha profesionale. Arsyeja pse Marsi është kaq i veçantë është se Jupiteri, dhuruesi i dhuratave dhe i fatit, është tani në shtëpinë e dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve dhe do të bashkohet me Hënën e re të 2 marsit. Në një farë mënyre, Hëna e re është gati të lejojë më shumë mundësi të arta karriere.

Hëna ndikon edhe në shtëpinë e dytë të ardhurave të fituara, që do të thotë se mund të merrni një ofertë të majme.

Dielli do të preket gjithashtu nga Jupiteri, duke treguar që mund të nënshkruani një kontratë të rëndësishme ose të merrni një detyrë tjetër të orientuar drejt komunikimit. Urani do të jetë gjithashtu miqësor dhe aktiv, kështu që kur lajmet emocionuese të dalin në sipërfaqe, do të vijnë si surprizë e madhe, duke ju lënë pa fjalë.

Hëna e re e 2 marsit mund t’ju sjellë lehtësisht një përparim të papritur në karrierë në ditët në vijim. Do të ishte një mundësi që nuk do ta prisnit kurrë që t’ju ofrohej, por lidhet me talentin që keni dhe mund ta realizoni në mënyrë të shkëlqyer.

Veproni me kujdes gjatë dhjetë ditëve që pasojnë 2 marsin. Nëse punoni për të tjerët dhe dëshironi të ndryshoni punë, tregojuni miqve se jeni të hapur për të marrë oferta të ndryshme dhe kërkojuni të mbajnë veshët hapur për diçka interesante që do të ishte e përshtatshme për ju. Kërkoni në LinkedIn për njerëzit e talentuar dhe me ndikim që mund të dëshironi të kontaktoni.

Nëse dëshironi një promovim, drejtojuni shefit brenda ditëve që pasojnë Hënën e re. Nëse ju thonë se nuk jeni gati, pyesni se çfarë duhet të bëni. Është gjithmonë mirë të kesh informacion.

Ka edhe diçka tjetër – Dita më me fat e vitit bie më 5 mars. Të thuash se do të jeni me fat me çështjet e karrierës është një nënvlerësim. Në të njëjtën ditë, Afërdita dhe Marsi do të bashkohen në Bricjap, duke sugjeruar që një ndarje e të ardhurave ose një marrëveshje tjetër e bazuar në performancë do t’ju sjellë dobi.

Në Hënën e plotë, më 18 mars, shtëpia dhe familja do të jenë në qendër të vëmendjes. Ka shumë arsye që do të keni motivimin për të pasuruar jetën private në shtëpi dhe arsyet do të jenë të gjitha pozitive. Një anëtar i familjes mund të njoftojë lindjen e një fëmije dhe nëse po, do të dëshironi të jeni të pranishëm për të festuar lajmin. Prindërit mund të jenë zhvendosur në një shtëpi të re dhe ju mund të vendosni t’i vizitoni këtë muaj.

Përndryshe, mund t’ju duhet të lëvizni dhe të gjeni apartamentin ose shtëpinë ideale. Në Hënën e plotë, mund ta kristalizoni marrëveshjen. Nëse jeni duke shitur prona, ka të ngjarë të ndodhë në Hënën e plotë dhe mund të merrni një marrëveshje të mirë më shumë se çmimi i kërkuar.

Çfarë muaji! Me siguri duket se do të ketë ngjarje të gëzueshme që do t’i mbani mend gjatë.

Gaforrja

Mendja do të jetë në brigje të huaja këtë muaj dhe të gjitha lajmet që kanë lidhje me bisedat me njerëz të nivelit të lartë në vende të huaja do t’ju bëjnë të lumtur. Teksa këto aspekte mund të çojnë në udhëtime jashtë vendit, në kohë pandemie, kontrolloni situatën e Covid në qytetin që do të vizitoni.

Ju jeni kaq me fat me njerëz dhe vende të huaja këtë muaj, saqë mund të fitoni edhe një udhëtim emocionues, të cilin do ta bëni në të ardhmen. Mund të konsideroni të hyni në konkurse falas. Seriozisht – kjo është e mundur. Dielli në lidhje me Jupiterin më 5 mars tregon një fluks parash, dhuratash të vlefshme ose çmime.

Nëse nuk keni planifikuar udhëtime, mund të punoni me individë që kanë lindur në një vend tjetër, por tani jetojnë në qytetin tuaj. Mund të përqendroheni në detyrat e shkollës universitare ose pasuniversitare, duke përfshirë përgatitjen e një punimi ose marrjen e provimeve. Nëse po, këtë muaj, ka të ngjarë të merrni nota të larta. Nëse nuk jeni të përqendruar në udhëtime, duke punuar (ose në bisedë) me një person të huaj, ose duke punuar për të marrë një diplomë të avancuar në kolegj ose shkollë pasuniversitare, mund të përqendroheni te një çështje ligjore ose një projekt mediatik që përfshin transmetimin ose publikimin. Secila nga këto zona do të shkëlqejë për ju.

Hëna e re më 2 mars do të sjellë javë të tëra mundësish në lidhje me një nga këto çështje që diskutova dhe do të shihni se veprimet do të shpërblehen shumë. E shtuna, 5 mars, mund të sjellë një lajm të mirë për një nga këto kategori sa do të mbeteni pa frymë.

5 marsi është dita më me fat e vitit, kur të gjitha këto lloj çështjesh që kam përshkruar do të arrijnë kulmin e të gjitha kohërave. Sigurisht që është një ditë që duhet ta shfrytëzoni. Jupiteri dhe Dielli do të takohen te Peshqit, shenjën që e mbështet në mënyrë të përsosur Gaforren. Edhe 6 marsi do të shkëlqejë për ju.

Në të njëjtën fundjavë, më 5 mars, Afërdita dhe Marsi, dashuritë kozmike, do të takohen në Bricjap, sektorin tuaj të martesës dhe marrëdhënieve të përkushtuara. Kjo sugjeron që ky muaj mund të sjellë një episod romantik të jashtëzakonshëm me dikë që keni lidhje serioze (ose jeni të martuar tani). Gjatë fundjavës 5-6 mars, shijoni një aktivitet luksoz ose një mbrëmje jashtë – darkë në një restorant ose, ndoshta, një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit. Ti vendos.

Hëna e plotë e 18 marsit do të sjellë akoma më shumë udhëtime, edhe pse këtë herë do të jetë në një destinacion më afër shtëpisë. Së bashku me këtë Hënë të plotë vjen edhe mundësia e nënshkrimit të një kontrate dhe marrëveshjet me siguri do të jenë tërheqëse. Mërkuri do të jetë në lidhje me Juputerin, aspekti më i mirë që mund të keni për nënshkrimin e një marrëveshjeje që do të sillte një marrëdhënie të suksesshme biznesi ose personale.

Marsi do të bëhet më i veçantë për shkak të surprizave. Ky muaj ka fuqinë të sjellë lajme të jashtëzakonshme – shtëpia e njëmbëdhjetë, ku bazohet Urani, është shtëpia magjike e shpresave dhe dëshirave dhe ky muaj do të shkëlqejë. Një ëndërr afatgjatë mund të realizohet atëherë kur nuk e prisni të ndodhë. Besoni në mrekulli, të dashur Gaforre!

Author: sirod