Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2022: Dashi dhe Demi

DASHI
Do të ketë shumë aktivitete në prill dhe disa nga lajmet do të vijnë nga Hëna e re te Dashi më 1 prill. Të gjitha Hënat e reja krijojnë një tendencë që zgjat me javë ose muaj, kështu që ia vlen të qëndroni vigjilentë ndaj zhvillimeve. Kjo Hënë e re do të jetë miqësore me planetin tuaj udhëheqës, Marsin.

Deri më 14 prill, miqtë do të luajnë një rol më të madh se zakonisht në jetën tuaj falë Marsit në Ujor. Do të keni telefonata, mesazhe dhe email nga miqtë dhe disa nga miqtë e preferuar do t’ju nxjerrin nga shtëpia.

Në fillim të prillit do të ndiheni të kujdesshëm dhe çdo lëvizje që do të bëni do të ketë një qëllim – Marsi po ju nxit të merrni masa të guximshme dhe vendimtare, por Saturni do t’ju thotë të mendoni dy herë.

Nga 24 maji deri më 4 korrik, do të gjendeni në një situatë krejtësisht të re, sepse do të jeni shumë të zënë dhe do të lëvizni me shpejtësinë e dritës. Do të jetë një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Marsi te Dashi do t’ju lejojë të ecni përpara me një sipërmarrje të rëndësishme, me një ndjenjë besimi dhe guximi. Pasi të keni kryer detyrat e shtëpisë, do të jeni të sigurt për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerrni.

Hëna e plotë e 16 prillit do të vendosë në qendër të vëmendjes marrëdhënien me partnerin, në dashuri apo biznes. Afërdita do të marrë një rol kryesor në këtë Hënë të plotë. Ju mund të merrni një dhuratë të bukur për ditëlindje ose nëse nuk jeni të lidhur, mund të takoni dikë të ri nëse shpresoni për dashuri.

Nëse partneri për të cilin po mendoni është një person me të cilin bashkëpunoni në biznes, mund të merrni një çek bujar që nuk do ta prisni.

Eklipsi i Hënës më 30 prill te Demi do të shënojë momentin më të bukur të muajit – do të sjellë lajme për një ndryshim në të ardhura. Lajmet do të jenë të mira, pasi shanset janë që do të keni një mundësi të shkëlqyer për të fituar më shumë para, qoftë në punën e tanishme ose diku tjetër. Ky lajm mund t’ju habisë.

Edhe më 30 prill, romanca do të jetë në ajër. Dashuria po vjen, ndaj dukuni sa më mirë. Nëse një mik ofron t’ju prezantojë me dikë, pranoje me çdo kusht, sepse personi që do të takoni mund t’ju magjepsë.

Lajmet më të mira do të vijnë muajin tjetër kur Jupiteri të përfundojë një udhëtim 12-vjeçar dhe do të hyjë te Dashi më 10 maj, për të qëndruar deri më 28 tetor. Jeni në për periudhën më të mirë të jetës, duke filluar një cikël krejtësisht të ri, ku shumë nga dëshirat më të dashura janë gati të realizohen.

Dashuria, udhëtimi, paratë, suksesi në karrierë, shtëpia, lumturia familjare dhe më shumë po vijnë për ju. Jeni të emocionuar? Duhet të jeni!

DEMI

Prilli do të jetë një muaj i rëndësishëm. Planetët do të kontribuojnë me një sërë zgjedhjesh dhe të gjitha këto opsione do t’ju motivojnë fuqimisht që të ecni lart dhe të bëni emër për veten. Fillimi i muajit do t’ju gjejë duke punuar në karrierë, por do t’ju duhet të punoni ngadalë dhe me kujdes. Mendoni për të gjitha vendimet.

Marsi do të qëndrojë në sektorin e karrierës deri më 14 prill, ndaj qëndroni të përqendruar në çështjet profesionale gjatë dy javëve të para. Sapo Marsi të shkojë te Peshqit dhe të ndezë shtëpinë e njëmbëdhjetë nga 14 prilli deri më 24 maj, mund të merrni frymë dhe të relaksoheni, të sigurt se keni krijuar një vrull të mjaftueshëm në karrierë për t’u kënaqur me gëzimet shoqërore dhe për të mos humbur asnjë mundësi profesionale.

Më 12 prill, diçka e veçantë do të ndodhë: takimi i Jupiterit dhe Neptunit te Peshqit. Kjo do të jetë e vetmja herë në jetën tuaj që do të përjetoni lidhjen e këtyre dy planetëve në këtë shenjë poetike, lirike (Peshqit). Këta dy planetë do të ndriçojnë shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësisë, kështu që mund të jeni të ftuar në një ngjarje magjepsëse.

Ky është një aspekt i fuqishëm që do t’ju prekë për shumë muaj. Nëse jeni artistë, krijimtaria do të jetë e fortë, ndaj kushtojini kohë një projekti krijues. Takimi i Jupiterit dhe Neptunit ka gjithashtu fuqinë për t’i dhënë periudhës post-pandemike një pamje të veçantë, unike.

Mund të përfundoni një projekt të madh në punë në Hënën e plotë të 16 prillit në Peshore. Megjithëse projekti ka shumë të ngjarë të lidhet me punën, mund të ketë gjithashtu lidhje me shtëpinë, si për shembull një rinovim ose ndryshim strukturor në mure.

Momenti më i mirë i muajit do të ndodhë më 30 prill. Nëse ditëlindja ju bie brenda katër ditëve nga 30 prilli, ky eklips mund të sjellë ndryshim ose një mënyrë të re jetese. Kjo ka të ngjarë të ndodhë në një fushë të rëndësishme. Si Dem, ju prireni t’i mbani gjërat “siç janë” dhe nuk jeni gjithmonë gati për të përqafuar ndryshimin, por ky eklips i 30 prillit do të vijë me lajme pozitive dhe të papritura sa që ka të ngjarë t’ju japë energji dhe entuziazëm.

Afërdita, planeti sundues, do të përqafohet me Jupiterin gjithashtu më 30 prill, duke sjellë lumturi të jashtëzakonshme përmes ngrohtësisë së miqve. Siç e shihni, muaji përfundon me shumë emocione.

Author: sirod