Horoskopi javor 1-7 Mars sipas astrologut Paolo Fox/ Kjo eshte shenja me FAT e javes necdo gje

DASHI: Ju pret një javë e mbarë. Në dashuri do të keni fat. Në dy javët e para të shkurtit keni rifituar besimin e dikujt. Në këtë periudhë ndiheni më të gatshëm për të rrezikuar se vitin e kaluar. Me siguri që fati do t’ju ndihmojë. Në aspektin profesional pritet që të keni të reja në këtë fillim pranvere. Duhet të takoni njerëz të rinj për të folur për çështje biznesi.

DEMI: Shkurti ishte një muaj i vështirë dhe ju ende po vuani pasojat. Shmangni mosmarrëveshjet me të afërmit, kohët e fundit ju është dashur të mbroni marrëdhënien tuaj nga akuzat në adresë tuaj. Në këtë moment duhet të zgjidhni fillimisht problemet organizative dhe më pas ato sentimentale. Në aspektin profesional është një periudhë e vështirë për t’u menaxhuar, megjithatë, këtë javë do të rifitoni terren. Në aspektin ekonomik gjërat nuk janë zgjidhur ende siç do të donit.

BINJAKËT: Kjo do të jetë një javë pozitive për ju. Viti 2021 u mbyll me një zgjedhje të vështirë, në disa raste edhe me një ndarje. Çiftet që kanë rezistuar dhe që ende e duan njëri-tjetrin, më në fund mund ta rikuperojnë marrëdhënien. Ata që janë ndarë mund ta shfrytëzojnë këtë javë për t’u rikthyer në lojë. Në aspektin profesional yjet do t’ju favorizojnë në gjetjen e një pune të re.

GAFORRJA: Ju pret një javë fantastike. Nëse ka pasiguri në dashuri, ndoshta jeni ende duke menduar për një moment të trishtuar nga e kaluara. Venusi do ta favorizojë shenjën tuaj, sidomos më datë 3 Mars. Nëse po përjetoni një krizë në çift, është normale që situata nuk do të zgjidhet brenda disa orëve. Kjo është koha e duhur për të bërë zgjedhje të reja në karrierën tuaj.

LUANI: Më në fund do t’ju prijë e mbara. Shkurti ishte një muaj i vështirë, por tani do të mund t’i zgjidhni problemet në çift. Nëse jeni ndarë së fundmi, ju duhet kohë që ta merrni veten, ndoshta keni nevojë për pak liri apo qetësi. Sigurisht që nuk është ky momenti më i përshtatshëm për lidhje të reja, por situata është më e mirë se më parë. Në aspektin profesional do të jeni të favorizuar.

VIRGJËRESHA: Pritet që kjo të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. Me Venusin në prapavijë nuk i keni punët fort mirë në dashuri. Nëse po kërkoni zgjidhje për problemet e vjetra, përfitoni nga kjo javë, por shumë gjëra varen edhe nga partneri. Me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Binjakëve mund të lindë ndonjë konflikt. Në vendin e punës mund të keni marrë një detyrë të rëndësishme, por bëni kujdes me shpenzimet.

PESHORJA: Ju pret një javë fantastike. Dashuritë e lindura në shkurt duhet të kultivohen më shumë. Tensionet dhe emocionet e javës së fundit të shkurtit nuk duhen anashkaluar. Edhe pse viti që lamë pas ishte i vështirë, tani është e mundur të bëhen disa ndryshime të mëdha pozitive. Ditët e para të marsit janë të favorshme për të gjitha llojet e bizneseve. Nëse jeni i vetëpunësuar ose po planifikoni diçka ndryshe, kjo është koha më e mirë për të vepruar.

AKREPI: Ju pret një javë e mbarë. Në dashuri, falë Venusit në pozicion të favorshëm, vazhdon një periudhë premtuese. Gjysma e dytë e marsit është intriguese, sidomos për beqarët. Gjithçka do të shkojë mirë, sidomos në datat 3 dhe 4 mars. Edhe ata që po përjetojnë një periudhë krize duhet t’i japin forcë vetes. Gjatë këtyre ditëve pritet që të merrni përgjigjen e një kërkese. Nxitoni që t’i mbaroni punët shpejt, pasi Jupiteri dhe Saturni në prapavijë mund t’ju bëhen pengesë. Ruani qetësinë në ambientin ku punoni.

SHIGJETARI: Kjo do të jetë një javë pozitive për ju. Ata që kanë përjetuar një ndarje, do ta kenë të vështirë të bien sërish në dashuri. Mundohuni që të mos bëni kryefjalë paratë apo punën në lidhjen në çift. Në aspektin profesional, disa marrëdhënie pune mund të ndërpriten. Nga e enjtja Marsi do të kalojë në prapavijë, prandaj veproni me kujdes. Nxitimi do të jetë një këshilltar i keq.

BRICJAPI: Ju pret një javë pozitive. Muajt ​​e fundit e keni lënë pas dore dashurinë, ndoshta për shkak të shqetësimeve të punës apo personale. Duke filluar që nga 3 marsi diçka mund të ndryshojë. Edhe pse në dukje jeni një person që përshtateni me situatat, kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç doni, parapëlqeni të rrini vetëm dhe të shmangni konfliktet. Rishikoni disa zgjedhje dhe mundohuni t’u jepni zgjidhje disa problemeve.

UJORI: Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për ju. Shumë të lindur të shenjës së Ujorit janë ende në kërkim të një dashurie të veçantë, gjë që do t’ju ndihmojë të shkëputeni përgjithmonë nga dashuritë e vjetra. Për çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë, kjo është një periudhë shumë e favorshme, falë edhe pranisë së Jupiterit në shenjë. Në aspektin profesional gjërat do t’ju ecin mirë, por duhet të bëni një ndryshim në jetën tuaj. Do të jeni efikasë në planifikimin e evenimenteve, veçanërisht ato që nuk prekin llogarinë tuaj bankare.

PESHQIT: Me planetët të radhitur në anën tuaj, fati do t’ju prijë në dashuri. Ata që në fund të vitit 2021 patën probleme në dashuri, tashmë mund ta rikuperojnë marrëdhënien e tyre, për sa kohë që kanë dhe përkrahjen e partnerit. Nëse një histori nuk ka më arsye për të ekzistuar, kthejeni faqen dhe shikoni përpara. Javë interesante në aspektin profesional, edhe pse mund të ndiheni pak nervozë. Pritet që të merrni propozime të rëndësishme. Vazhdoni me kërkesat tuaja, ato mund të shqyrtohen midis majit dhe qershorit.

Author: sirod