Horoskopi javor nga Paolo Fox, paralajmërohet kjo shenjë e horoskopit: Do jenë ditë të vështira!

Dashi

Duket sikur gjithçka do t’ju shkaktojë pakënaqësi gjatë këtyre ditëve. Duke filluar që nga data 3 nëntor, binomi Mërkur-Venus i vendosur në prapavijë në shenjën e Peshores do t’i trazojë ujërat edhe në shenjën e Dashit si në çështjet e punës edhe në ato të dashurisë. Për fat që keq, edhe Hënën do ta keni armike.

Demi

Situata në punë paraqitet disi e paqëndrueshme. Për momentin duket se asgjë nuk do të ecë në aspektin profesional, sidomos ditën e martë dhe të mërkurë. Mos prisni që këtë javë të shikoni rezultate. Edhe në sektorin ekonomik punët do të çalojnë. Bëni kujdes me shpenzimet, në mënyrë që t’i dilni të keqes para.

Binjakët

Gjithçka do ta merrni me zell gjatë kësaj jave. Duke filluar që nga dita e martë, Mërkuri do të kthehet në shenjën tuaj dhe dy ditë më pas edhe Hëna po ashtu. Do të punoni pa u lodhur që t’i realizoni objektivat që i keni vënë vetes, kurse fundjavën do t’ia kushtoni të dashurve tuaj dhe me siguri që binomi Hënë-Venus do t’ju favorizojë.

Gaforrja

Pritet që kjo të jetë në përgjithësi një javë e mbarë. Gjatë gjysmës së parë të saj, deri paraditen e ditës së enjte, nuk pritet që të ketë ndonjë të re. Më pas, nga e enjtja në drekë dhe deri në fund të javës, do të jeni të përqendruar në çështjet e zemrës. Partneri do të ndihet me fat, pasi do të marrë gjithë vëmendjen që meriton.

Luani

Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin profesional. Binomi Mërkur- Venus nuk e favorizon Peshoren, por do të ndikojë për mirë në shenjën tuaj. Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar, kur bëhet fjalë për çështjet e punës. Tashmë do të keni një marrëdhënie më të qetë me kolegët. Rezultatet më të mira do t’i shikoni në fundjavë.

Virgjëresha

Do të përjetoni gjatë këtyre ditëve një gjendje pështjellimi. Me përjashtim të ditës së hënë, kur Hëna do ta zbutë ndikimin e keq të planetëve, të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të ndihen në përgjithësi konfuzë, sidomos në sektorin e ndjenjave. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të nisur një lidhje serioze.

Peshorja

Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë për të lindurit e shenjës së Peshores. Një fjalë e thënë pa takt, një gjest i paqartë mund t’ju shkaktojë një gjendje pështjellimi, sidomos në marrëdhënie me familjarët. Mërkuri dhe Venusi do të jenë të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Në fundjavë do të keni mundësi të sqaroheni me njerëzit që ju interesojnë.

Akrepi

Do të ndiheni në paqe me veten dhe të tjerët. Trinomi Mërkur-Diell-Neptun do të vendoset në orbitën e shenjës suaj, duke ju ndihmuar në sferën profesionale gjatë gjithë javës. Të enjten dhe të premten do të jeni të favorizuar në marrëdhënien në çift. Gjatë këtyre ditëve do të jeni më pasionantë se kurrë.

Shigjetari

Proverbi i famshëm “Durimi është virtyti i të fortëve”, nuk do të gjejë zbatim në shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Ju si shenjë e zjarrit ju karakterizon pasioni dhe gjallëria, cilësi këto që të tjerëve u duken mjaft tërheqëse. Yjet nuk do t’ju favorizojnë në aspektin profesional dhe kjo do t’ju shkaktojë gjendje ankthi dhe pasigurie.

Bricjapi

Dashuria këtë javë do të jetë e paqëndrueshme. Polemikat e shumta në lidhje me çështjet profesionale me siguri që do t’jua prishin humorin dhe do të ndikojnë për keq në lidhjen në çift. Bëni kujdes me mënyrën si shpreheni me partnerin, sidomos në fundjavë, pasi puna mund të arrijë gjer në zënkë.

Ujori

Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Do të ndjeni gjatë këtyre ditëve një dëshirë të çmendur për të bërë sa më shumë blerje, sidomos kur bëhet fjalë për pajisje të teknologjisë së fundit. E pse jo fundja, përderisa mund t’ia lejoni vetes? Do të keni gjithashtu marrëdhënie të mira me miqtë dhe me familjarët.

Peshqit

Yjet ju këshillojnë që të kujdeseni për fizikun tuaj. Shumë prej jush do të blejnë produkte të kujdesit personal, që do t’ju ndihmojnë të ndiheni sa më mirë. Mos e ngrini zërin hëpërhë për çështjet e punës, pasi fare lehtë mund të humbisni durimin. Bëni kujdes sidomos ditën e hënë, pasi ajo nuk është dita më e përshtatshme për të gjetur të drejtën tuaj.

Author: admin