Horoskopi javor për periudhën nga 15–21 shkurt

DASHI21. mars – 20. prill
Dite te lumtura ju presin gjate kësaj jave ju te dashuruarve. Do dini si t’i shprehni ndjenjat ne çdo moment dhe kënaqësitë kane për te qene me te forta se kurrë me pare. Edhe beqareve do ju rrahe zemra me fort gjate kësaj dite. Merkuri do iu sjelle mundësi te shkëlqyera dhe e ardhmja do ju ndryshoje brenda pak orësh. Buxheti për fat te mire do jete disi me i qëndrueshëm për shkak te masave qe keni marre. Ndonjëherë duhen pak sakrifica për te arritur ato qe do. Gjendja shëndetësore ka për te qene e mire. Nuk do keni me as dhimbje koke, qafe apo shpine. Ne pune do mbani pas vetes koleget e sinqerte te cilët do ju ndihmojnë te arrini atë qe dëshironi. Klima ne familje ka për te qene goxha e ngrohte.

DEMI21. prill – 21. maj
Ambienti ne jetën tuaj ne çift ka për te qene tej mase i ngrohte këtë jave. Do jeni edhe me te afërt me partnerin dhe do kaloni plot momente te bukura me te. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Periudha ka për te qene interesante. Buxhetin me pak mundim do arrini ta stabilizoni. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë te ardhurat gjendja ka për te pasur shpejt përmirësime te mëdha. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene te mira. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi dhe nuk do ankoheni. Ne pune do stresoheni për çdo gjë, por ne fund rezultatet do ju kënaqin ju dhe do mahnitin te tjerët. Jeta familjare nuk do jete asnjë problem.

BINJAKET22. maj – 21. qershor
Dielli do e ngrohe pafund jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Qe te hënë do i sqaroni problemet e vjetra dhe me vone do mund te merrni fryme lirisht dhe do kaloni momente te këndshme. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi do merren me disa çështje te punës. Financat do jene te stabilizuara dhe nuk do keni asnjë vështirësi për te bere investimet qe keni menduar gjate. Shëndeti do vije dite pas dite duke u përmirësuar dhe pas te premtes do jeni ne forme te shkëlqyer. Sektori i punës do jete me i konsoliduar megjithatë duhet edhe pak kohe qe te arrini qëllimet tuaja. Shmangni këtë jave marrjen e vendimeve te mëdha. Me familjaret do keni goxha konflikte.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Jave e bukur dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme nga te dyja palët do jete kjo për te dashuruarit. Ne çdo moment do ndiheni mire dhe emocionet do jene si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Edhe ata qe kane pëlqyer dike, ndjenjat do ju zbehen papritur. Ne planin financiar do keni fat te jashtëzakonshëm dhe shume gjera do ndryshojnë njëherë e mire. Do bëni investimet e menduara gjate. Shëndeti do jete i mire sidomos pas te martës. Nuk do keni as shqetësimet me te vogla ne këtë sektor. Ne pune do jeni strikte dhe nuk do kënaqeni lehtësisht me ato qe do arrini. Me familjaret do ketë disa debate te vogla.

LUANI23. korrik – 22. gusht
Vetëm Saturni do ketë ndikim tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat nuk kane për te ecur aq mire sa do dëshironit. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe ta merrni gjithçka me qetësi. Beqaret do mund te fillojnë një lidhje pasionante me shpejt nga sa e kishin menduar. Ne planin financiar fati do jete me ju gjate gjithë kohës. Do mund te bëni edhe investime afatgjata këtë jave. Shëndeti do jete me ulje dhe ngritje. Ne disa momente mund te ndiheni te qete e ne disa te tjera do keni ankesa te vogla. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe nuk do ndaleni përpara sfidave te vështira. Shefat do ju vlerësojnë pafund dhe mund t’iu bëjnë disa propozime. Familja nuk do ketë probleme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Jeta juaj ne çift nuk do ketë aspak probleme gjate kësaj jave, përkundrazi partneri do kujdeset me shume dhe do ju beje te ëndërroni. Ne dite te veçanta do ndiheni me te vërtetë si mbi re. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do mund te fillojnë edhe lidhje shume pasionante qe do ua mbushin shpirtin plot e përplot. Financat nuk do jene te këqija. Jupiteri do ju nxite te jeni me te logjikshëm dhe nuk do hidhni hapa te gabuara. Shëndeti ne ndonjë moment mund te ketë edhe shqetësime qe do vijnë si pasoje e lodhjes. Çlodhuni sa te mundeni. Ne punët do jeni shume te zotet dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare do jete si zakonisht.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Jetën tuaj ne çift do e lini disi pas dore këtë jave duke qene se ajo ne fakt nuk ka pasur as probleme. Sido qe te jete mire është qe te paktën ne fundjave te mendoni për ndonjë surprize apo diçka te veçante. Beqaret do jene sharmante dhe sensuale kështu qe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Për ta do filloje një tjetër kapitull. Financat do mbeten te njëjta si një jave me pare, prandaj mundohuni qe çdo shpenzim ta kryeni me shume kujdes. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Problemet me te mëdha do vijnë nga lodhja dhe stresi. Ne pune do e kaloni me ne fund periudhën e vështirë dhe do ndiheni te qete. Jeta familjare do jete e animuar.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Gjate kësaj jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asgjë pa marre miratimin e tij. Fundjava ka për te qene akoma me e bukur. Beqareve do ju ndodhin gjerat ashtu si i dëshirojnë nëse i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte nëse nuk doni qe nesër te mbeteni pa asnjë para ne xhep. Shëndeti ditët e para do ketë disa shqetësime te vogla, ndërkohë qe pas te mërkurës gjendja do ndryshoje. Konsumoni me shume lëngje, fruta dhe mos e ndërprisni aktivitetin fizik. Ne pune planetët do ju surprizojne dhe do ndiheni me te vërtetë shume mire. Edhe jeta familjare do jete e kënaqshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave do bëni te pamundurën ju te dashuruarit qe ta bëni partnerin te ndihet me mire dhe t’i harroje te gjitha problemet qe keni kaluar. Do jeni me liberale dhe me te kuptueshëm. Beqaret me shume gjase do kalojnë ne ekstaze pas një takimi qe do realizojnë ditën e mërkurë. Me shpenzimet vazhdoni te jeni sa me te kujdesshëm qe te mundeni sepse çdo gabim i vogël sot mund te sjelle pasoja te renda nesër. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime dhe probleme. Këshillohuni me specialistet sa me pare qe te mundeni. Ne pune do gjendeni përballë vështirësive dhe pengesave te mëdha. Ndonjëherë do ju duket edhe sikur gjithçka do ndalet ne jetën tuaj. Ne familje do mbizotërojë klima e ngrohte.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Nuk do keni as debate, as tension dhe as mosmarrëveshje sado te vogla ne jetën tuaj ne çift. Kjo do jete edhe për ju një jave e begate. Beqaret ditët e para do e vuajnë paksa vetminë, por pas te premtes çdo gjë ka për te ndryshuar. Një person special dhe me shume bote do behet pjese e jetës se tyre. Ne planin financiar vështirësitë do marrin fund dhe gjendja do filloje te normalizohet duke filluar nga e marta. Shëndeti nuk do jete aspak ashtu siç ju e keni ëndërruar. Do keni shqetësime nga barku, shpina, veshi dhe sytë. Ne pune do fitoni me tepër autonomi dhe do arrini atje ku dëshironi edhe pse vetëm. Jeta familjare nuk do jete shume e mire kështu qe kujdes me çdo fjale qe do thoni.

UJORI21. janar – 19. shkurt
Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë lloj ndryshime gjate kësaj jave. Çdo gjë do jete rutine, por nga ana tjetër nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse partnerin do e keni ne krah gjithë kohës. Beqaret duhet t’i japin fund imagjinatës se tepruar sepse përveçse do lëndohen e do zhgënjehen, nuk do fitojnë asgjë me shume. Financat do përballen here pas here me vështirësi te mëdha. Nuk do jeni te logjikshëm me shpenzimet dhe kjo do ju rrënojë. Shëndeti do mbetet i kënaqshëm ne çdo moment sepse gjate gjithë kohës do dini si te kujdeseni për veten tuaj. Ne pune nuk do jeni aspak realiste dhe mund te bëni gabime te pafalshme. Ne familje duhet te flisni me hapur me njeri-tjetrin ne mënyrë qe klima te ngrohet.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Jave goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i bëni mire llogarite dhe shpesh do thoni gjerat te gabuara përkundrejt atij qe keni ne krah. Rikthehuni sa me pare ne realitet qe te mos lëndoheni. Beqaret vërtet do mërziten pak ditët e para, por te shtune kane për te gjetur dashurinë e madhe. Buxheti do përballet me sfida te vështira dhe ne disa momente madje do ju duket vetja sikur keni rene ne humnere. Kërkoni ndihme sa me pare sepse vete nuk do ja dilni dot. Shëndeti do jete i mire. Do jeni energjike mjaftueshëm dhe nuk do keni as shqetësime nga bajamet tuaja kronike. Ne pune duhet te reflektoni disa here para se te veproni qe te mos përballeni me probleme. Familja normale.

Author: admin