Horoskopi nga Paolo Fox për daten 8 dhjetor 2021

Dashi: Në dashuri diçka e mirë pritet që të ndodhë pasdite. Në punë është koha për t’u larguar paksa nga ndikimet e të tjerëve.

Demi: Në dashuri mund të lindin diskutime, vëmendje. Në punë ka shumë shpenzime, monitoroni bilancin mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Binjakët: Në dashuri, nëse diçka nuk shkon, mos e bëni të madhe. Në punë mos u nxitoni dhe bëni gjërat me qetësi.

Gaforrja: Në dashuri në pjesën e dytë të ditës mund të ketë tensione. Në punë, nga ana tjetër, keni ide të mira, përpiquni t’i bëni ato të japin fryte.

Luani: Në dashuri nuk do të jetë dita më e mirë, pasi Hëna është në kundërshtim me ju. Në punë, nga ana tjetër, diskutimet do të shtyhen pas datës 13 Dhjetor.

Virgjëresha: Në dashuri, nëse ka probleme, është mirë të flisni për to para datës 10. Në punë mos bëni gjithçka vetëm, ndonjëherë duhet të mbështeteni edhe te njerëzit që ju rrethojnë.

Peshorja: Në dashuri dita është paksa e lodhshme, kujdes. Në punë nëse keni bërë ndonjë kërkesë, së shpejti do të vijë një zgjidhje.

Akrepi: Në dashuri këtë pasdite mund të ketë tensione. Gjithsesi në punë përgjigjet që kërkoni do të vijnë së shpejti.

Shigjetari: Në dashuri, emocionet e bukura mbërrijnë pasdite. Në punë edhe nëse Jupiteri dhe Saturni janë të favorshëm, kushtojini vëmendje shpenzimeve.

Bricjapi: Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, mos e vononi dhe zgjidhini gjithçka deri të shtunën. Nga ana tjetër në punë do ju duhet të bëni zgjedhje por mos u shqetësoni, keni shumë energji!

Ujori: Në dashuri do të shëroheni nga e kaluara, favorizohen histori të reja. Në punë do të vijnë projekte afatgjata, konfirmimet janë rrugës.

Peshqit: Në dashuri dëshironi të përfshiheni dhe nëse jeni vetëm do jetë mirë të shikoni përreth. Në punë, megjithatë, momenti është pozitiv, lajm i mirë për të ardhmen.

Author: admin