Horoskopi për datën 28 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për daten  28 mars 2021.

Dashi

Kapni mundësinë për të ndryshuar stilin tuaj të jetesës. Bëni disa ndryshime, blini disa veshje ose nënshtrojuni disa trajtimeve kozmetike. Nëse po mendonit për ndryshimin e imazhit tuaj, mbështetuni tek një mik që njihet për stilin e tij. Mos hezitoni të shpenzoni kohë më tepër se zakonisht me pamjen tuaj. Nëse dukeni mirë, ndiheni mirë. Provoni diçka nryshe.

Demi

Mbajtja e një sekreti do t?ju japë një qasje të re për jetën. Jeni lodhur nga njerëzit që komentojnë zgjedhjet tuaja. Nëse kohët e fundit i jeni nënshtruar një regjimi shëndetësor, romance ose kërkimi pune, qëndroni në heshtje. Mos u ndieni në presion për t?iu përgjigjur pyetjeve të drejtpërdrejta. Puna me një grup të madh ka drenazhuar energjitë tuaja. Shfrytëzoni mundësinë për të shkuar në një vend të izoluar. Kënaqësia e vetmisë do ta bëjë më të lehtë të përballeni me sfidat e ardhshme.

Binjakët

Të bëheni pjesë e një klubi do të jetë më argëtuese se ç?e prisni. Do t?ju japë kënaqësi fërkimi i bërrylave me njerëz që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Mbani një libër rekomandimesh. Sa herë që doni të frymëzoheni, shikoni listën. Shikoni një film, blini një libër ose shkarkoni një album. Do t?ju duket sikur jeni brenda një aventure të madhe.

Gaforrja

Do t?ju ofrohet një punë e profilit të lartë. Është një mundësi e mirë për të ushtruar aftësitë tuaja në lidership. Do të keni veçanërisht sukses nëse puna juaj përfshin artet, produktet e luksit ose kozmetikën. Formulat e vjetra nuk do të jenë aq të suksesshme sa eksperimentimet në një fushë të re. Kërkojini ndihmë një peshoreje chic për të përmirësuar aparencën tuaj.

Luani

Do të keni shansin të zgjeroni njohuritë tuaja nëpërmjet një kursi sfidues studimi. Jo çdo gjë që bëni duhet të ketë lidhje me të bërit para. Edhe të pasurit e një hobi kultivon gëzim e lumturi. Këtë gëzim do ta transmetoni edhe në punë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë në profesion, krijoni një jetë personale shpërblyese. Shpesh një fushë e jetës ushqen tjetrën.

Virgjëresha

Një marrëdhënie pasionante ju jep një shkëlqim atraktiv. Të gjithë do t?ju pyesin nëse keni bërë një ndërhyrje në fytyrë. Si përgjigje jepuni një buzëqeshje misterioze. Një jetë personale misterioze do të rrisë vetëbesimin tuaj. Papritur njerëzit dhe dëshirat që ju bënin të ndrojtur, nuk do të jenë më kërcënuese për ju. Bëjini realitet dëshirat tuaja pa u frikësuar.

Peshorja

Firmosja e një kontrate apo partneriteti të ri do të ketë shumë përfitime, madje edhe të natyrës emocionale. Nëse jeni single, mund të bini në dashuri me dikë, me të cilin do t?ju lidhë marrëdhënia e biznesit. Jeni në një marrëdhënie serioze? Financat tuaja do të përmirësohen dhe bashkimi në çift do të forcohet. Ju mund të mbështesni partnerin tuaj në projektin e tij krijues. Mund të keni edhe pushimet që keni dëshiruar prej kohësh.

Akrepi

Do t?ju ofrohet një punë që do t?ju mbushë me gëzim. Më në fund do të bëni diçka që ju ka pëlqyer gjithmonë. Do të zgjoheni të lumtur në mëngjes dhe do të mendoni me energji për të ardhmen. Për të festuar këtë fat të mirë, ndryshoni gardërobën. Zgjidhni veshje që rezonojnë me këndvështrimin tuaj ideal për veten. Uljet e fundit do t?ua mundësojnë këtë.

Shigjetari

Asgjë më shumë nuk e rrit karizmën tuaj se të ushtroni anën kreative tuajën. Një projekt në shkrim, muzikë ose pikturë, do t?ju fusë ?mizat? për diçka. Nëse jeni single, do të takoni dikë që do të admirojë talentin tuaj. Partneri juaj ndan të njëjtën dëshirë për aventurë dhe do t?ju ndjekë në ëndrrat tuaja.

Bricjapi

Blerja ose shitja e një prone do të jetë shumë e dobishme. Ky transaksion do t?ju mundësojë përfitimin e diçkaje luksoze. Një i afërm bujar do t?ju mbështesë me të holla. Sigurohuni t?i pranoni ato. Janë thjesht një gjest dashurie i pakushtëzuar. Nëse po mendoni të bashkëjetoni me partnerin tuaj, bëjeni. Të shkoni në shtëpi me gëzim, do t?i bëjë shpirtrat tuaj të fluturojnë.

Ujori

Një fidbek pozitiv në punë do t?ju frymëzojë të provoni diçka të re. Të fluturoni në një mjedis të panjohur ju siguron sfida intelektuale të cilat i pëlqeni shumë. Jeni mësuar me gjykimet dhe gabimet. Zhvilloni një stil unik të punës, që gjeneron publicitet të favorshëm. Do të shihni sa shumë radhë do të ketë për shërbimet tuaja.

Peshqit

Të ardhurat tuaja do të rriten në sajë të një rritje rroge, apo pune të re. Duhet të jeni mirënjohës që paguheni për të ushtruar anën tuaj kreative. Shpesh ju kanë thënë që punët tuaja artistike nuk janë të bukura dhe nuk ja vlen të shpenzoni kohë me to. Por këmbëngulja dhe refuzimi juaj për t?i dëgjuar po paguhet. Nëse po mendoni të ndryshoni karrierën, është koha të lini vendin e vdekur të punës suaj dhe të merreni me diçka që ju fal gëzim.

Author: admin