Horoskopi për datën 3 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Mund të mendoni se keni nevojë për një shkop magjik për të realizuar mrekullitë që disa presin në këtë kohë. Do të jetë e pamundur të qëndroni të përkushtuar ndaj qëllimeve kur ka mungesë financash dhe burimesh dhe një refuzim nga ata që janë më lart jush, për të mbështetur këtë projekt.

Demi

Planet me të cilat kishit shpresuar të vazhdoni, do të vonohen. Ju dhe një partner nuk mund të bini dakord për diçka. Debatet do të lidhen me mënyrën se si duhet të trajtoni financat dhe gjërat me vlerë. Qëndroni në këmbë pasi së shpejti do pranojnë që keni pasur të drejtë.

Binjakët

Jini të përgatitur për të qarkulluar, ndarë thashetheme dhe informacione të tjera. Mund të dëgjoni diçka të dobishme ose intriguese. Ngjarjet në fillim të ditës do të jenë mjaft komike dhe kjo ju jep diçka për t’u treguar miqve tuaj më vonë. Një shëtitje e shpejtë në mbrëmje do t`ju bëjë mirë.

Gaforrja

Nuk keni qenë kurrë nga ata që të bërtisni për fitoret tuaja, por keni punuar shumë dhe përpjekjet tuaja duket se nuk janë vënë re. Nuk është gjë e keqe të jepni disa sugjerime për t’i bërë njerëzit e tjerë të kuptojnë saktësisht se sa shumë keni bërë për ta.

Luani

Edhe pse ndiheni me fat, këshillohet të keni kujdes. Ka një shans që gjërat të shkojnë ashtu siç keni dashur, por ju mund të bëheni shumë të pakujdesshëm nëse nuk i ulni shpresat tuaja në një nivel më realist.

Virgjëresha

Jini tepër të kujdesshëm kur bëni një zgjedhje të rëndësishme. Mund të jetë e vështirë të shpjegosh pse ndihesh i shqetësuar pasi nuk arrin as vetë ta kuptosh këtë. Çështjet rutinë nuk do të kenë fare interes. Zgjidhni aktivitete stimuluese mendore edhe pse edhe do të zënë vëmendjen tuaj vetëm për një kohë të shkurtër.

Peshorja

Kjo nuk është një ditë për të qëndruar prapa e për të lënë të tjerët të bëjnë punën tuaj. Jeni gati të përvishni mëngët dhe të vazhdoni përpara. Do keni arritje për të cilat do të jenë shumë krenar.

Akrepi

Marrja e një sfide të re do të thotë të hiqni dorë nga disa nga gjërat në jetë që ju bëjnë të ndiheni më të sigurt dhe më rehat. Jini të hapur ndaj ndryshimeve pasi ndryshimi do të thotë përparim dhe do t’ju çojë në vende të reja dhe më të lumtura. Sa më shumë t’i besoni instinkteve tuaja, aq më i sigurt do të jeni.

Shigjetari

Nëse ka ndonjë gjë që ju bën të mos ndiheni rehat, është kur jeni të detyruar të punoni me dikë që ju shikon si më poshtë. Një koleg i vjetër po vëzhgon përparimin tuaj. Vazhdoni përpara pa u shqetësuar.

Bricjapi

Luajini letrat siç duhet dhe mund t’ju ofrohet një pozicion i mirë në një projekt të ri që po planifikohet. Duke vepruar sipas ideve tuaja në vend që të prisni lejen për ta bërë këtë, do të fitoni respektin e një eksperti me përvojë. Do të gjeni një mënyrë të zgjuar për të kapërcyer rregullat e vjetra.

Ujori

Jeni të frustruar nga sa pak përparim po bëhet në punën që po ndani me një tjetër. Ju nuk jeni duke punuar në mënyrë harmonike dhe keni ndjenjën se mund të bëni një punë më të mirë vetë. Në fund të ditës ata që ju rrethojnë do të pajtohen me ju edhe pse pa dëshirë.

Peshqit

Shqyrtoni me kujdes të gjithë korrespondencën, emailet dhe mesazhet përpara se t’i dërgoni dhe kontrolloni nëse po shkojnë te personi i duhur. Formularët mund të duhet të plotësohen më shumë se një herë. Regjistrohuni për një kurs.

Author: admin