Horoskopi për datën 6 mars nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e marte, 6 mars 2021.

Dashi

Një kërkesë e fuqishme për të ndryshuar prioritetet tuaja duhet të respektohet. Për shkak se jeni jashtëzakonisht i zënë, ndonjëherë harroni kënaqësitë e thjeshta të jetës. Merrni më shumë kohë për të komunikuar me natyrën, për të biseduar me miqtë, për të ushtruar dhe shijuar artin. Pushoni pas një rutine rraskapitëse.

Demi

Koha e shpenzimeve me miqtë ju ndihmon të pushoni, të relaksoheni dhe të çlironi stresin. Në vend që të dëgjoni kritikun tuaj të brendshëm, merrni sinjale nga miqtë optimistë. Energjia e tyre optimiste është infektive dhe mund të sjellë lumturi të madhe. Tërheqja e dashurisë, fatit dhe parave do të jetë më e thjeshtë. Ju jeni duke përjetuar një ndryshim rrënjësor. Në vend që të shkoni në rrugën e sigurt, do të bëheni më të vendosur për të ndjekur dëshirën e zemrës suaj.

Binjakët

Karriera juaj po shkon jashtëzakonisht mirë. Njerëzit janë të hapur për idetë tuaja inovative dhe do t’ju ndihmojnë të zhvilloni projekte të guximshme. Do zgjeroni numrin e klientëve. Njerëzit e vlerësojnë kur ofroni versione të produkteve të mirë e të lirë. Do arrini të tërhiqni disa para drejt jush dhe shpejt mund të merrni një ofertë më të mirë pune.

Gaforrja

Njerëzit kërkojnë ekspertizën tuaj. Do të keni kështu mundësinë për të eksploruar zonat përreth, gjatë kohës së pushimeve. Nëse jeni të ftuar për t`u bashkuar me një grup, pranoni. Kërkojini një anëtari të talentuar të ekipit për të dhënë mendimin e tij mbi një ide. Sugjerimet e tij do të jenë të dobishme.

Luani

Ju po filloni të shëroheni nga një plagë dhe kjo është lehtësuese. Në vend që të fiksoheni pas të kaluarës, jini të përqendruar në momentin aktual. Vendosni se çfarë doni nga jeta në çdo fushë. Shijimi i një romance pasionante është një mundësi e veçantë. Një ofertë interesante për karrierë është rrugës. Megjithëse perspektiva e punës për një kompani që është në fillimet e veta nuk të intrigon, do ishte diçka e mirë për ta provuar.

Virgjëresha

Një marrëdhënie e re sjell zell dhe emocion në jetën tuaj. Nëse sapo keni rënë në dashuri, jeni duke bashkëpunuar në një projekt arti apo duke zhvilluar një biznes, nga kjo aleancë do të përfitoni të dyja palët. Nëse dëshironi të paguheni për të udhëtuar në botë, mësoni programimin kompjuterik. Bëni një kurs. Ju mësoni shpejt.

Peshorja

Shëndeti i përmirësuar ju lejon të arrini qëllimet që më pare ishin të paarritshme. Nuk ka rëndësi nëse doni të filloni biznesin tuaj apo të nisni një histori dashurie. Gjëja më e rëndësishme është të derdhni gjithë energjinë në këtë gjë. Në vend që të imagjinoni se ndryshimet e ardhshme do të jenë të këqija, jini më optimistë. Jini të hapur ndaj çdo gjëje që vjen. Më shumë para, një orar më fleksibël dhe takime pasionante do vijnë për ju.

Akrepi

Keni shumë humor dhe tërhiqni vëmendjen e fitoni buzëqeshjet edhe të atyre që nuk u qesh buza kollaj. Përfshirja në një romancë është një mundësi e veçantë. A keni tashmë një partner? I dashuri juaj do marrë ca para që s`i priste dhe kështu mund të zhyteni për ca kohë në luks. Blini një makinë apo kompjuter që keni kohë që donin, por s`mundeshit.

Shigjetari

Emocionet tuaja do t`ju nxisin të bëni një ndryshim. Filloni duke bërë një listë të gjërave që aktualisht vlerësoni për gjendjen tuaj aktuale. Kur ndiheni mirë për rrethanat tuaja, ato do të përmirësohen. Një punë më e mirë do t’ju ofrohet kur të jeni më mirënjohës ndaj gjërave që keni.

Bricjapi

Aftësitë tuaja të komunikimit janë shumë të forta, duke ju lejuar të lidheni me njerëz krijues që duan të bëjnë diçka të madhe. Regjistrimi i një podcasti, shkrimi i një libri ose kompozimi i muzikës janë midis mundësive. Ngjarjet romantike do t`ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse jeni vetëm, kjo është një kohë e mrekullueshme për t’u përfshirë me dikë që ka sens humori.

Ujori

Besojini instinkteve tuaja për të fituar para. Mençuria ju ka shërbyer shumë mirë. Ndiqni një karrierë në një fushë që inkurajon dhe shpërblen eksperimentimin. Më mirë akoma, do ishte të punoje si agjent i lirë. Ndryshime të mëdha po ndodhin në frontin e brendshëm. Ju mund të keni nevojë të zhvendoseni në anën tjetër të botës.

Peshqit

Ju ka marrë shumë kohë një përmirësim. Ndryshimi i pamjes tuaj, imazhi ose perspektiva do t’ju ndihmojë të ktheni ëndrrat në realitet. Vishni atë që ju pëlqen, ndërroni emrin tuaj nëse s`ju pëlqen. Ndjekja e një projekti të pazakontë në komunitetin tuaj do të jetë shumë zbavitëse. Ju pëlqen ta bëni lagjen një vend më stimulues për të jetuar.

Author: admin