Klevis Cani është 30 vjeçari që u gjet i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Kanë qenë qytetarët ata që e kanë parë të riun të shtrirë në rrugë dhe të mbuluar me gjak pas goditjes me thikë që kishte marrë, ndërsa e dërguan menjëherë në spital.
Aktualisht i riu ndodhet në sallën e operacionit, ku pas ndërhyrjes së mjekëve raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 22:15, në Urgjencën e Spitalit
Rajonal në Elbasan, është dërguar i dëmtuar me thikë shtetasi K. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.