Data 10 gusht është kthyer në një traditë tashmë për të parë yjet që bien dhe bashkë me to secili nga ne shpreh një dëshirë të fshehtë.
Horoskopi na tregon se cilat janë dëshirat e fshehta për çdo shenjë zodiakale.
DASHI – Dëshira jote është të bësh dashuri me dikë që të tërheq pa fund.
Ndjen një zjarr të madh brenda vetes dhe pasioni yt rritet çdo ditë e më shumë. Nuk të intereson nëse të dy jeni të impenjuar apo nëse të tjerëve u duket një histori e pamundur dashurie.
Brenda vetes ke bindjen se kjo dëshirë mund të kalojë çdo vështirësi. Idealja do ishte të vëzhgoje qiellin bashkë me personin në fjalë.
DEMI – Do doje të bashkëjetoje me partnerin tënd, por ndërgjegjësohesh se në krah nuk ke një njeri të besueshëm apo garantues të gjërave që ti dëshiron.
Por ja që zemra nuk komandohet dhe mendon se ia vlen të tentosh edhe të pamundurën, duke i kërkuar yjeve që bien të plotësojnë dëshirën tënde për të ndërtuar familje.
Megjithatë, mund të ndërgjegjësohesh se lumturia jote lidhet me dikë apo diçka që është larg nga ty.
Ki pak më shumë besim tek fati dhe tek të tjerët!
BINJAKËT – Kush është pranë teje mund ta kuptojë me vështirësi, por dëshira jote më e madhe ka të bëjë me realizimin nga ana profesionale.
Edhe pse natyrë gazmore, ke shumë frikë se mos ndoshta diçka shkon keq dhe do doje të arrije sukses që të mund të fitosh famë dhe popullaritet në të ardhmen.
Nuk mjafton t’i kërkosh yjeve, është e nevojshme që të marrësh iniciativa edhe kur rrezikon të humbasësh.
GAFORRJA – Në këtë periudhë të jetës do të donit të krijonit familje dhe të kishit fëmijë, por jeni të ndërgjegjshëm që jeta në çift ka shumë probleme për të ndërmarrë një përgjegjësi të këtij lloji.
LUANI – Dëshira jote më e madhe është të kesh një vilë luksoze, në mes të qytetit.
Po impenjohesh shumë në punë për të fituar një status më të lartë social dhe idea e një shtëpie luksoze të entuziazmon.
Ke nevojë të zgjerohesh dhe të afirmosh pozicionin tënd në familje. Yjet mund të të ofrojnë mundësi të mira, por të takon ty t’i shfrytëzosh.
VIRGJËRESHA – Po jeton një moment ekstravagant të jetës tënde dhe nuk i beson yjeve për gjërat e rëndësishme.
Di që mund t’ia dalësh me aftësitë e tua dhe impenjimin e vazhdueshëm.
Yjeve u beson dëshirën për të patur një makinë të re.
PESHORJA – Nuk e ke problem ta pranosh: ti dëshiron të kesh para dhe pasuri për të përballuar jetën.
Ke bindjen se paratë mund të blejnë lumturinë, por mund të ndërgjegjësohesh shpejt se nuk është kështu.
Yjet mund të ta realizojnë dëshirën tënde.
AKREPI – Nervozizmi yt është aq i fuqishëm sa ka mjegulluar mendjen tënde, duke të bërë të mos mendosh më për gjërat që do të realizosh në jetën tënde.
Zemërimi, mllefi, zilia dhe xhelozi nuk të lejojnë të formulosh kërkesa konkrete për yjet që bien.
Megjithatë, mund t’ë kërkosh nga yjet të rigjesh harmoninë dhe paqen e brendshme. Për gjithçka tjetër mendon Jupiteri!
SHIGJETARI – Ty të pëlqen gjithnjë të ëndërrosh dhe për këtë nuk njeh limite për kërkesat që u drejton yjeve.
Të pëlqen të udhëtosh dhe të kalosh ndonjë javë nëpër botë, por duke qenë se mundësia financiare të kufizon, nuk mbetet gjë tjetër vetëm t’i urosh vetes fat, me shpresën se do gjendet ndonjë mënyrë për të të kënaqur ëndrrat.
Besimi i madh që ke tek jeta dhe fati të bën pjesmarrëse në mrekulli të vërteta.
BRICJAPI – Dikush mund të jetë mashtruar nga natyra jote vetmitare, por edhe ti ke nevojë të ndihesh mirë në marrëdhëniet shoqërore.
Ëndrra jote më e madhe është një shoqëri e mirë dhe domethënëse me të cilët të mund të realizosh projektet personale ose profesionale që ke në mendje.
Mos u hiq sikur nuk ke besim tek yjet që bien: ngri sytë dhe kërko lirshëm gjithçka që mendon se do mund të të bëjë të lumtur!
UJORI – Kohët e fundit ndihesh pak poshtë me moralin dhe mbase ke humbur besimin në dashuri dhe tek fati.
Përpjekjet e tua duket se nuk vlerësohen si duhet. Je i/e ndërgjegjshëm/e për faktin se është një periudhë kalimtare dhe pikërisht për këtë do të doje ndihmën magjike të yjeve që bien: për të rigjetur forcën e shpirtit dhe për të besuar sërish tek dashuria dhe mirësia e njerëzve që të rrethojnë.
PESHQIT – Mund të shkruash një listë pa mbarim të ëndrrave që do doje të realizoheshin, por ajo që të pëlqen më shumë është rritja jote shpirtërore.
Do doje të kishte një ‘ndriçim’ në mendjen tënde për të kuptuar më mirë qëllimin e jetës.
Dëshiron me gjithë zemër të takoje një lider shpirtëror që të mund të të udhëheqë në botën tënde të brendshme dhe në emocionet e tua.
Yjet mund të të kënaqin atëherë kur nuk e pret. Mbaje ndezur shpresën brenda vetes!