




Përqëndrohemi fillimisht tek karakteristikat fizike të kësaj shenje.




E fillojmë me fytyrën: Njerëzit e shenjës së Demit kanë veshë që spikasin menjëherë, nofulla është e mprehtë dhe ka një linjë të fortë; hunda paksa e shtypur dhe fytyra përgjithësisht e gjerë.
Buza e poshtme është më e plotë, zgjatet paksa përpara dhe duket joshëse. Flokët kanë prirjen të jenë më onde dhe sytë e errët.
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje të Tokës nuk shquhen për fizik të lartë, zakonisht nuk janë fort të gjatë, megjithatë kanë përmasa të këndshme.




Muskujt gjithashtu i japin hijeshi trupit. Këmbët mund të jenë paksa të mbushura.
~Karakteristika më specifike~
1. Gruaja e shenjës së Demit: Dallohet për bustin e bollshëm, vetullat e theksuara dhe hunda në përsosmëri me tiparet e tjera. Supet dhe shpatullat janë të drejta. Trupi ngjason si trup atleteje. Sytë padyshim shprehës!




2. Burri i shenjës së Demit: Ka prirjen të jenë paksa mbipeshë. Forma e kokës është në shumicën e rasteve katrore, flokët dhe sytë e errët.
Supet janë të gjera dhe të rëna. Një burrë Dem ka trup të fortë dhe duket seksi prej disa metrash larg.
~ Veçori të tjera ~
Personat e shenjës së Demit kanë një zë melodioz dhe sy të qeshur, derisa inatohen…aty pamja egërsohet dukshëm.
Ata kanë një forcë të jashtëzakonshme, megjithatë harxhojnë shumë energji dhe kjo i lodh hera-herës.



