
Me urdhër të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla janë lëvizur këtë të premte disa drejtues prokurorish në vend.
Sipas burimeve për ReportTv kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, rikthehet prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij komandohet Ardian Ylli i cili deri më sot ka qenë prokuror në Fier.
Ndërsa në Shkodër kryeprokuror kalon Arton Martini deri sot prokuror i komanduar tek Krimet e Rënda, ndërsa ish-kreu i Prokuroris së Shkodrës, Granit Shahu, kalon prokuror në Tiranë. Ndërkohë, zv.prokurori i Fierit, Pali Decolli, komandohet kryeprokuror në këtë qark pas. Lëvizjet kryhen në një kohë kur pritet që së shpejti të krijohet dhe këshilli i lartë i prokurorisë.